Djegia e makinës në Dhërmi, targat janë vjedhur në Durrës! Dyshohet se është përfshirë në ngjarje kriminale

Djegia e makinës në Dhërmi, targat janë  vjedhur në Durrës!  Dyshohet se është përfshirë në ngjarje kriminale

Makina e djegur

VLORE- Automjeti “Ford Focus”, i gjetur i djegur mesnatën e djeshme në Himarë, ka shumë dyshime se i përket personave që kanë marë pjesë në një ngjarje kriminale, e cila ka ndodhur në fshatin Dhërmi, por policia ende nuk ka bërë publike asgjë për këtë ngjarje.

Automjeti, është gjetur duke u djegur në anë të rrugës Dhërmi-Lilias, dhe policia ka arritur të zbulojë se targat e automjetit janë vjedhur në qytetin e Durrësit. Ndërkohë për shkak të djegies makinës nuk i është identifikuart plotësisht numri i shasisë, pasi ishte e mbuluar me plastikë të djegur. Pritet larja e kësaj pjesë me qëllim zbulimin e numrit të shasisë së mjetit.

Në afërsi të makinës, në momentin kur ka shkuar policia dhe zjarrfikëset nga Himara, nuk ka pasur asnjë person dhe se mjeti ishte braktisur totalisht.Makina është djegur qëllimisht, gjë e cila ngreh shumë dyshime se automjeti është përdorur në një ngjarje kriminale. Automjeti ka shumë gjasa që të jetë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dhërmi, ku ambjentet e një hoteli që po ndërtohet në këtë zonë, dyshohet se është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli.

Ende për këtë ngjarje nga policia e Vlorës dhe Himarës, nuk jepet asnjë informacion, por ka shumë dyshime se hoteli ku ka të dhëna se është vendosur tritoli, i përket një biznesmeni. Ky hotel është në ndërtim e sipër në Dhërmi, dhe se besohet konkurenca mund të jetë kthyer në shkak për vendosjen e tritolit, për të cilin policia e Himarës ende nuk ka dalë me një version.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze në Shqipëri nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative

Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze në Shqipëri nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative