Djegia e mandateve/ Këshilltari demokrat: Basha po vepron si me 'Çadrën' me qëllim pastrimin e rivalëve nga partia

Djegia e mandateve/ Këshilltari demokrat: Basha po vepron si me 'Çadrën' me qëllim pastrimin e rivalëve nga partia

Lulzim Basha dhe Fabion Topollaj

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fabion Topollaj ka akuzuar Lulzim Bashën se me vendimin për djegien e mandateve po vepron në të njëjtën mënyrë si me çadrën në 2017, e cila i shërbeu për të monopolizuar partinë nga çdo rival. Në postimin e tij, Topollaj jep edhe tre propozime sesi mund të dilet nga kriza politike.

Postimi i plotë i Fabian Topollajt
Tre propozime! Ndryshojme sistemin, zgjidhim edhe krizen.Qe pas ndryshimeve kushtetuese te 2007-2008, Shqiperia ndodhet ne kulmin e nje krize ciklike qe perseritet ne vend gjithmone dhe me e qarte. Ne fillim opozita e drejtuar nga Rama bllokoi bulevardin kryesor te vendit ne nje greve urie te tejzgjatur me kerkesen per te hapur dhe rinumeruar kutite e zgjedhjeve te 2009, qe I sherbeu ne ate kohe vetem Edi Rames per te ruajtur postin e kreut te partise socialiste. Me pas do te qe Basha qe pothuaj me te njejten forme proteste do te mund te permbushte pak a shume te njejtat qellime. Cadra 90 ditore e demokrateve dhe marreveshja e 17 majit nuk e forcoi partine demokratike, perkundrazi, por I sherbeu vetem Lulzim Bashes per te monopolizuar drejtimin e partise dhe per te pastruar perfundimisht partine kryesore te opozites nga cdo individ qe mund ta rivalizonte kryetarin ne detyre. Edhe akti I fundit I djegies se mandateve duket se mbart te njejtat qellime, zoterimin e kreut te partise dhe asgje me shume se kaq.

Tradita dypolare ne vend, dhe ndryshimet kushtetuese te 2007-2008 krijuan gjate kesaj periudhe ne Shqiperi nje sistem te vecante qe nuk ka asgje te perbashket me demokracite funksionale, sistemin e partitokracise dhe lidereve te tyre. Sovran nuk eshte populli, por partite kryesore dhe drejtuesit e tyre, qe ne nje gjysem dakordesi te heshtur rotacioni, drejtojne vendin per 2 mandate qeverisese secila. Dy parti kryesore dhe nje e trete qe per te mbijetuar perdori edhe me ashiqare se te parat hilete e ketij sistemi te ri te ndertuar ne vend, nderrojne pushtetin me njera-tjetren dhe kontribuojne bashkerisht per te forcuar sistemin qe siguron pushtetin e tyre duke ngushtuar gjithmone e me shume pushtetin e popullit. Prandaj dhe eshte kaq I rendesishem te qenit ne krye te nje prej partive te medha dhe drejtuesit e ketyre partive jane te gatshem te bejne cdo gje per te mbajtur drejtimin e partive te tyre, te pakten deri sa tju vije radha per tu ngjitur ne krye te pushtetit ekzekutiv.

Ska si shpjegohet ndryshe qe sot me shume se trecereku I kabinetit qeveritar perbehet nga individe te pazgjedhur dhe te pavotuar nga populli, ndersa kupola e partive kryesore opozitare dhe ish perfaqesuesit e tyre parlamentare, nga individe gjysem anonime te cilet nuk kane asnje kontakt me zgjedhesit e tyre. Partite kryesore nuk zhvillojne me as zgjedhje te brendshme per drejtuesit e tyre, duke I zevendesuar ato me procese farse,zakonisht me nje kandidat te vetem, qe ne cdo rast siguron me shume se 90% te votave te antaresise.

Sigurisht qe sistemi electoral, eleminimi I demoracise brenda partiake, si dhe garancite kushtetuese per paprekshmerine e mandatit 4 vjecar te drejtuesit te ekzekutivit, jane disa nga shtyllat qe mbajne ne kembe sistemin e partitokracise dhe te lidereve te partive. Tre elemente keto qe cuditerisht nuk goditen formalisht as nga opozita e vendit qe pavarsisht se pretendon se eshte e gatshme te beje cdo sacrifice per te ndryshuar rendin e gjerave ne Shqiperi, deri ne djegien e mandateve, nuk artikulon asnje fjale dhe nuk ndermerr asnje inisiative institucionale per te goditur shtyllat qe mbajne ne kembe kete sistem.

Sistemit te organizimit politik dhe shoqeror ne vend I eshte bere nje devijim gordian, ne thelb pushteti nuk rrjedh nga vota e popullit dhe ky I fundit nuk zoteron me asnje element te kontrollit te ushtrimit te pushtetit, por mbajtesit dhe ushtruesit e vetem te tij jane lideret e partive politike te cilet duke hermetizuar drejtimin e partive te tyre kane monopolin e perzgjedhjes se perfaqesuesve parlamentare dhe rrjedhimisht edhe te institucioneve te tjera ne vend qe rrjedhin nga ky produkt.

Zevendesimi I sistemit maxhoritar te korrigjuar me sistemin propocional rajonal ishte preludi I themelimit te sistemit te partitokracive ne Shqiperi. E drejta e kryetarit te partise per te percaktuar listen e deputeteve, veshtiresite e shtuara me dakordesi te dyanshme ne kod per garimin e kandidateve te pavarur apo krijimin e partive te reja joparlamentare, si dhe cimentimi I rolit vendimarres te kryetarit te partise duke eleminuar cdo fraksion apo mendim ndryshe brenda partive, ka sjelle si produkt qe perfaqesuesit popullore te mos zgjidhen me voten e zgjedhesve por te percaktohen nga tre drejtuesit e tre partive kryesore ne vend. Askush smund te mohoje qe ne zgjedhjet e fundit te kuvendit te Shqiperise, emrat e deputeteve diheshin pak a shume qe diten e dorezimit te kandidateve nga partite ne KQZ, shume kohe perpara dites se votimit.

Kriza e perfaqesimit u artikulua me qarte se kurre me pare nga protesta studentore. Nje proteste kunder te gjithe kastes politike dhe institucionale ne vend dhe kunder produktit te tyre te perbashket, sic qe ne ate rast ligji I arsimit te larte, evidentoi qartesisht se qytetaret ndihen te paperfaqesuar nga opozita e vendit edhe kur dalin te protestojne perballe qeverise per padrejtesite qe krijojne reformat e maxhorances.

Ndaj nese duam te zgjidhim kete krize ciklike qe na shfaqet ne forma dhe kohe te ndryshme, eshte e nevojshme te shembim tre kollonat qe passjellin kete anomali dhe qe mbajne ne kembe nje sistem politik dhe shoqeror original te krijuar ne Shqiperine e tranzicionit te dhjetevjecarit te fundit.

Se pari eshte e nevojshme ndryshimi I sistemit zgjedhor me qellim hapjen e mundesise per gare reale midis alternativave dhe individeve me ndikim publik dhe rikthimin e te drejtes se zgjedhjes se perfaqesuesve tek populli dhe nga populli, qofte kjo edhe me riskun e nje parcelizimi te skenes politike, mjafton qe kete monopol mos ta kene me nje grusht I vogel kryetaresh partishe qe sot numerohen me pak se gishtat e nje dore te vetme. Kjo mund te realizohet me ndryshimin e sistemit zgjedhor ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise ku variantet me efikase do te ishin nje sistem maxhoritar me korrigjim propocional, ose propocional me lista te hapura, si dhe me ndryshime rrenjesore te kodit zgjedhor per te eleminuar monopolin e partive ekzistuese ne procesin e numerimit dhe administrimit te procesit zgjedhor, ne heqjen e te gjitha pengesave per kandidimin e individeve apo grupimeve dhe alternativave te ndryshme politike si dhe ne garantimin e nje skeme buxhetore te financimit te alternativave tradicionale apo te reja politike, per te siguruar barazi edhe ne kete aspekt.

Gjithashtu ka ardhur koha e garantimit te demokracive te brendshme te partive politike nepermjet nje kuadri ligjor normativ. Partite politike jane institucione shoqerore, te mira publike, qe formezojne alternativat politike per te marre pushtet dhe per te ushtruar pushtet, ndaj dhe garantimi I mirefunksionimit te tyre te brendshem, sidomos ne kushtet qe gjenden partite shqiptare sot, eshte bere nje kerkese shoqerore qe mund te marre zgjidhje vetem me nderhyrje ligjore ne kete fushe. Pavarsisht se mund te tingelloje herezi, garantimi I garave brenda partiake apo I ekzistences se fraksioneve midis rrymave me mendime te ndryshme brenda ketyre formacioneve, mund te sigurohet vetem nga nje kuader ligjor I thjeshtezuar por qe percakton rregulla te qarta se si duhet te funksionojne partite politike qe ato te mund te jene organizma demokratike, si parakusht per te ushtruar ne menyre demokratike pushtetin ne castin e marrjes se tij prej ketyre partive.

Dhe e fundit por jo per nga rendesia, eshte nevoja e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore per te rritur kontrollin publik te ushtrimit te pushtetit dhe zbatimin gjeresishte te demokracise direkte ne vend nepermjet referendumeve kombetare apo lokale. Pamundesia pothuaj absolute kushtetuese per te shkuar drejt zgjedhjeve te parakoheshme dhe per te vertetuar shumicen popullore ne rast krizash institucionalo-politike dhe pamundesia e publikut per te marre vendime ne periudhen midis 2 pale zgjedhjesh, ka krijuar nje hendek te madh midis zgjedhesve dhe te zgjedhurve te tyre. Mundesia e publikut per te percaktuar direkt nepermjet referendumeve ceshtjet me impakt te forte shoqeror, jo vetem do te shfrynte kete hendek, por do te sherbente edhe si indikator periodik I mbeshtetjes publike te reformave qeverritare dhe alternatives opozitare. Duke e bere kesisoj qeverrine me te matur e fraxhile dhe opoziten me te duruar dhe konkurruese.

Keto ndryshime duket te jene edhe e vetmja mundesi per te zgjidhur krizen aktuale te sistemit politk. Nje opozite qe ka dale jashte sistemit me shpresen se kjo eshte e vetmja menyre per te rrezuar qeverine dhe nje maxhorance qe edhe pse e bindur qe ky eshte nje akt I deshperuar qe deshmon pafuqine e opozites dhe konfirmon forcen e saj, perseri ka mbetur fillikat ne fushe, e papranueshme kjo me rregullat bazike te nje demokracie funksionale, mund te zgjidhet vetem me rishkruarjen nga e para te rregullave te lojes. Rregulla keto qe kesaj here nuk mjafton te kene konsensusin e partive ekzistuese por nje dakordesi te gjere shoqerore, per te garantuar nje sistem konkurrues, ku percaktues eshte vetem vullneti popullor dhe partite politike nuk jane me shume se aktore qe e bejne me te shendetshem sistemin politik dhe jo pengmarres te tij per interesa te ngushta partiake.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 01/04/2019 11:45

    Nuk ka ligj qe i ben derman PD-LSI,c'fare mbollen me harbuterine & arrogancen e tyre ate do korrin,perfundim i merituar plotesisht shperberja e tyre.

    Përgjigju
  • Tani: 31/03/2019 15:29

    Basha do humbi edhe me thelle ne zgjedhje.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 31/03/2019 14:57

    Basha po ben mje mu...t te madh per gjithe soj e sorrollop... hajt e gezofshi produktin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja