Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia

Melisa dhe Bledar Trëndafili, si dhe vendi ku ndodhi krimi, në Korçë

Teksa nëna e dy fëmijëve të mitur Melisa Trëndafili, po lufton me vdekjen në spitalin e Djegieve në Tiranë, nuk mungojnë dhe reagimet e institucioneve, përveç indinjatës qytetare dhe hetimeve policore që janë ende aktive, në kërkim të bashkëshortit autor të dyshuar të krimit të paprecedent.

Pas ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, sot (1 Shtator) ka reaguar edhe ai i Drejtësisë, Ulsi Manja. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i dikasterit e përshkroi ngjarjen e Korçës si “tronditëse” dhe të dëmtuarën si “viktimë e dhunës së verbër në familje” de sipas tij ky “është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia!”

“Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!”, shkruan Manja

Melisa Trëndafili, pësoi djegie të rënda nga flakët (31 Gusht), pasi bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili, 45 vjeç, me të cilin ishte në proces divorci prej kohësh dhe jetonte e ndarë, e spërkati në fillim me benzinë teksa ajo doli nga banesa me qira ku po jetonte aktualisht.

Mjekët thonë se 31-vjeçarja ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë. Kohën kur ajo mori flakë e tmerruar kërkoi ndihmën e fqinjëve, të cilët i hoqën rrobat, duke i shpëtuar jetën paraprakisht.

Sipas hetimeve, ish-burri i ka kërkuar takim për sqarim Melisës dhe gjatë debatit ndodhi edhe ngjarja. Ai pas krimit u arratis nga vendngjarja dhe ende nuk është arrestuar, teksa Policia e ka shpallur në kërkim. Krimi ka motive xhelozie dhe faktorin e procesit të divorcit, po për shkak të dhunës në familje nga autori.

Një fqinj që i ka dhënë ndihmën e parë, deklaroi jashtë kamerave, se e pa komplet ngjarjen dhe i dha ndihmën 31-vjeçares, duke i hequr teshat në flakë, që të mos i ngjiteshin në lëkurë.

Postimi i ministrit Ulsi Manja, në Facebook


Lajmi kryesor:

Burri në proces divorci e leu me benzinë dhe i vuri flakën, Melisa Trëndafili në luftë për jetën në QSUT! Fqinja i hoqi rrobat e ndezura nga trupi! 45-vjeçari ende në kërkim


A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 01/09/2024 15:39

    Cila drejtësi zoti Manja? Kjo drejtësi ja kaluar dhe drejësisë së Sali Berishës dhe mos u mburr se drejtësia është përtokë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa