Djemtë dhe burri ra në burg pas masakrës së Thumanës, tërmeti e la pa shtëpi... 'Pa Gjurmë' akomodon 61-vjeçaren

TIRANË- Nënë Davja bashkë me nusen e djalit dhe mbesën i shpëtuan fatit tragjik,  tërmeti i tmerrshëm ia kurseu jetën por sot 61-vjecarja, nënë e katër djemve, pas dëmeve në banesë është në qiell të hapur. Dave Kora jetonte me nusen e një prej djemve dhe mbesën 5-vjecare, por që këta të fundit u larguan nga Thumana pas tërmetit. E moshuara ka mbetur fillikat pasi tre djemtë dhe bashkëshorti kane afro 4 muaj që ndodhen në burgun e Peqinit. Ishin këta të fundit që kontaktuan ’’Pa gjurmë’’, për t’i ardhur në ndihmë Daves, nënës me shumë halle ndërsa djali i katërt i familjes ndodhet në arrati.

’’Pa gjurmë’’ u rikthye në Thumanën e copëtuar nga dhembja.

"Që kur ka rënë tërmeti, 2 ditë kam qëndruar jashtë, 1 ditë kam qëndruar tek komshia dhe pastaj në çadër. Kam qëndruar vetëm, që prej tërmetit, nusen dhe vajzën e kam dërguar në fshat në Rrëshen. 3 djemtë dhe burrin i kam në burg për gjakmarrje, ndërsa një djalë është larguar nga vendi prej gjakmarrjes. Nusen dhe vajzën 5-vjeçare e kam nisur tek familjarët e saj se kishin frikë nga tërmeti. Kam ftohtë në çadër nuk kam asnjë njeri. Frikë kanë edhe burrat e jo gratë. Tërë ato vdekje ku mos të keshë frikë, tërë ato probleme. Nëse do hapësh zemrën tonë, aty nuk qarkullon më gjaku,vetëm copë-copë, është shumë e vështirë", tha Davja . 

Dave Kora mbërrin në studion e emisionit. "Djali është larguar dhe nuk kontaktojë me të. Një herë kemi lindur, një herë do vdesim. Ma ka sjellë Kisha një çadër. Dy ditë kam ndenjur në Bashki. Nga stresi i lartë më ka kaluar në hemorragji në sy. Kam bërë tre gjilpëra në sy. Isha në gjendje tepër të rëndë. Nuk iki në azil se kam dhe nusen  djalin. Shtëpia është e pabanueshme. Nuk kam gjetur njeri", tha në studion e Report Tv, Dava.

’’Pa gjurmë’’ mundëson strehimin e 61-vjeçares. Një pronar hoteli është vetë ofruar për të marrë përsipër akomodimin e të moshuarës, derisa bashkia të zgjidhë strehimin përfundimtar të saj.

" Zonja është e mirëpritur të akomodohet në një dhomë hoteli dhe të qëndrojë deri sa të rregullohet shtëpia", tha pronari i hotelit, Klevis Gjoka. 

Historia e 61-vjeçares së ngujuar erdhi me kërkesë të tre djemve dhe bashkëshortit nga burgu i Peqinit, të cilët denoncuan këtë rast me qëllim gjetjen e një strehe për të moshuarën e mbetur fillikat, pasi edhe djali i katër i familjes ndodhet në arrati.

Masakra e Thumanës

3 djemtë dhe bashkëshorti ranë në prangat e policisë pas masakrës së Thumanës, ngjarje e ndodhur në vitin 2015 që përfundoi në vrasjen e trefishtë. Një sherr për arsye banale pastaj degjenero në dhunë dhe më pas në përdorimin e armëve, ku 2 persona nga familja Kora mbetën të plagosur dhe 3 nga familja të tjerë të vdekur nga familja Çeku.

Dy nga djemtë janë dënuar me 35 vite burg, kurse djali i tretë dhe bashkëshorti me 16 vite. Fillimisht të transferuar në burgun e Fushkrujës, e më pas në atë të Peqinit.

Orët e para të mëngjesit në qershor të 2015 vëllezërit Pëllumb, Besnik e Danjel Kora, së bashku me babanë e tyre Gurali Kora pas një konflikti ekzekutuan me armë zjarri Arben Cekun, babain e tij, Fran Cekun, nipin e tyre, Enea Ramën, si dhe lanë të plagosur Lucie Cekun, gruan e Franit. Ka qene një debat i ashpër verbal mes Pëllumb Kores dhe Arben Cekut në lokalin në qendër të fshatit Thumanë, zanafilla e ngjarjes tragjike, gjithçka pasi Çeku kërkoi llogari për dhunën që vëllezërit Kora kanë ushtruar ndaj një taksisti i cili ishte dhe mik i Arben Çekut.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar