Djemtë e presidentit Donald Trump
Familja e presidentit amerikan Donald Trump po hyn edhe më thellë në industrinë e dronëve.
Dy djemtë e tij të mëdhenj, Eric Trump dhe Donald Trump Jr. po investojnë në një kompani të re dronësh të quajtur Powerus, me seli në West Palm Beach në Florida. Kompania njoftoi se do të hyjë në bursë përmes një bashkimi me kompaninë Aureus Greenway Holdings, e listuar në Nasdaq Composite.
Pas lajmit për marrëveshjen, aksionet e Aureus Greenway u rritën deri në 24%. Ndërkohë fondi Korea Climate & Governance Improvement Fund ka investuar 50 milionë dollarë në këtë projekt.
Ky është vetëm një nga investimet e fundit të familjes Trump në sektorin e dronëve. Muajin e kaluar, Eric Trump mbështeti një marrëveshje rreth 1.5 miliardë dollarë për të futur në bursë kompaninë izraelite Xtend, që prodhon dronë taktikë.
Investimet vijnë në një moment kur Departamenti amerikan i Mbrojtjes po rrit ndjeshëm blerjet e sistemeve pa pilot. Pentagoni ka nisur një program rreth 1.1 miliardë dollarë për të blerë qindra mijëra dronë deri në vitin 2027 dhe për të ndërtuar një bazë prodhimi në SHBA për këtë teknologji.
Lajmi kryesor:
Turma njerëzish mblidhen në Teheran për fjalimin e parë të Mojtaba Khamenei! NATO rrëzon raketën balistike iraniane mbi Turqi








