'Djemtë e Labërisë' protestuan për largimin e konsullit grek, ISHSH gjobit me 5 mln lekë organizatorët

'Djemtë e Labërisë' protestuan për largimin e konsullit grek, ISHSH gjobit me 5 mln lekë organizatorët

Organizatorët e tubimit të sotëm në Gjirokastër janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me 5 milionë lekë të reja. Gjoba është vendosur, pasi nuk janë zbatuar edhe rregullat e distancimit social, të cilat janë konfirmuar nga ISHSH.

Fleta e gjobës i'u është dorëzuar tre prej organizatoreve të këtij tubimi fill pasi kanë deklaruar përfundimin e protestës. Kreu i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri shpjegon se grumbullimi i njerëzve dhe mosrespektimi i distancës gjatë protestës së sotme, mungesa e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, bie ndesh me aktin normativ të qeverisë shqiptare dhe si i tillë ndëshkohet me gjobe.

Tubimi i sotëm u zhvillua nga disa shoqata patriotike, pas djegies së flamurit shqiptar nga një minoritar nga Finiqi.


Lajmi kryesor:

Djegia e flamurit shqiptar nga minoritari, protestë në Gjirokastër: Të largohet konsulli grek! Gjobiten me 5 mln lekë organizatorët (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!