Do e falje tradhtinë? Fjoralba Ponari i përgjigjet ndjekëses: Po, nëse në mes do të kishte fëmijë! Nuk do të vazhdoja kurrë me të

Do e falje tradhtinë? Fjoralba Ponari i përgjigjet ndjekëses: Po, nëse në mes do të kishte fëmijë! Nuk do të vazhdoja kurrë me të

Fjoralba Ponari me partnerin

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka zbuluar se do e falte tradhtinë nëse në mes do të ishte një fëmijë, por nuk do të vazhdonte kurrë me të.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, një vajzë e pyet nëse do e falte partnerin në rast se ai do i lutej duke i thënë se nuk e ka tradhtuar me zemër dhe përvec kësaj kanë 2 fëmijë.

Fjoralba tregoi qëndrimin e saj duke i thënë se nuk do mund ta pranonte dot zhvlerësimin, por do të ishte e detyruar ta falte për hir të fëmijëve.

“Për ta falur do ta falja, aq më tepër nëse në mes do të kishte fëmijë, por nuk do të mundesha kurrë të vazhdoja me të. Kjo sepse unë kam punuar shumë me veten. Ta dua, ta respektoj, ta vlerësoj njeriun që jam sot dhe nuk do mundesha të përtypja një zhvlerësim/cënim të asaj që jam e përfaqësoj si njeri, aq më tepër nga ai me të cilin unë kam zgjedhur të ndaj ëndrrat e projektimet e së ardhmes sime. Joshja e tundimi, na rrotullohet të gjithëve, pa dallim gjinore, ama në logjikën time tradhtia është proces që ti ja lejon vetes të ndodhë”, ka shkruar moderatorja.

Prej kohësh, Fjoralba po jeton një histori dashurie dhe nuk heziton që të ndajë fotografi e video me partnerin në rrjete sociale.

Përgjigja e Fjoralba Ponarit në Instagram

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë