Zhaklin Lekatari, opinioniste e edicionit të dytë të Big Brother VIP, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes me deklaratën e saj të fundit të bërë. Gjatë udhëtimit në Beograd të Serbisë, ajo u shpreh se ndihet shumë e sigurt në një vend ku nuk ka shqiptarë.

Së pari reagoi këngëtarja dhe ish banorja e Big Brother VIP, Nita Latifi e cila e konsideroi deklaratën e Zhaklinës një hipokrizi të gjallë. Kjo e fundit iu përgjigj duke e quajtur ‘pseudokëngëtare’ duke shtuar se do besonte në patriotizmin e shqiptarëve kur të mësonin gjuhën shqipe.

Së fundmi ka reaguar edhe moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari që tha se një postim i tillë i Zhaklinës, është çnjerëzor, duke shtuar se inatet e saj personale nuk mund të vendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi.

“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”- shkruan Ponari.

Reagimi i Nita Latifit ndaj Zhaklin Lekatarit