Hapini sytë! Këto janë justifikimet që thonë meshkujt kur tradhtojnë

Hapini sytë! Këto janë justifikimet që thonë meshkujt kur tradhtojnë

Foto ilustruese

Partneri juaj mund të jetë shumë i kujdesshëm, nëse ju tradhton, por në shumicën e rasteve justifikimet e ndryshme që thonë mund t’i bëjnë të pikasen lehtësisht. Prandaj, këtu janë renditur disa justifikime të zakonshme që burrat nxjerrin kur tradhtojnë.

Gjithmonë ka një justifikim pune

A bie zilja e telefonit e partnerit tuaj në mes të darkës, duke i kërkuar të kryejë një punë menjëherë? Kjo është një ndër shenjat kryesore se ai po ju tradhton pasi një nga justifikimet kryesore të meshkujve është gjithmonë puna.

Nevoja për t’u ushtruar

Nëse partneri papritur fiksohet që të jetë sa më në formë dhe fillon të shkojë në palestër çdo ditë, atëherë sigurisht që ka dikë tjetër me të cilin po takohet ose po përpiqet të lërë përshtypje. Ky ndryshim në sjellje tregon se me siguri ai po ju tradhton.

Hyn e del fshehurazi në shtëpi

Kur meshkujt tradhtojnë gjejnë çdo mënyrë të mundshme për të dalë fshehurazi nga shtëpia për të dalë e për të takuar të dashurën.

Debate të kota

Partneri mund të jetë duke ju tradhtuar nëse shumë shpesh fillon debate nga hiçgjë. Mund ta bëjë këtë vetëm që gjithçka të përfundojë në një diskutim të fortë dhe ai të mund të dalë nga shtëpia me nerva. Në realitet, ai thjesht po kërkon mënyrën për të dalë e për të takuar dikë tjetër.

Udhëtime biznesi!

Ky është një nga justifikimet më të zakonshme që japin meshkujt kur tradhtojnë. Nëse partneri juaj ju thotë se është jashtë qytetit për dy ditët e ardhshme për një udhëtim pune, atëherë sigurohuni të jetë ashtu. Ka shumë mundësi që të jetë një arratisje e vogël me të dashurën e tij./IconStyle

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë