Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë së shpejti një konsullatë në Detroit, duke e cilësuar këtë si një vendim të duhur dhe të merituar për komunitetin shqiptar në SHBA.
Gjatë një takimi me shqiptarët, Rama tha se kërkesa për hapjen e konsullatës është përsëritur vazhdimisht nga komuniteti shqiptar në Detroit.
“Kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur nga ky komunitet dhe Ministria e Punëve të Jashtme së shpejti do të hapë konsullatën shqiptare në Detroit. Besoj që është vendimi i duhur dhe i merituar. Ju arritët ta bënit këtë qytet të madh amerikan, në një fshat të madh shqiptar. Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë ju të keni nevojë, Shqipëria duhet ta ketë një derë këtu sa herë trokisni për çështje konsullore", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me shqiptarët në Michigan: Nis zbatimi i Strategjisë së Diasporës 2030! Mesazh Kosovës për verdiktin e Hagës: Refuzoni 'varrosjen për së gjalli' të krerëve të UÇK





