DORTMUND - Pasi “italiania” nuk dinte asnjë fjalë italisht, punëtorja e aeroportit të Dortmundit informoi policinë se kishte problem me një pasagjere. Kur policët kanë mbërritur tek sporteli, kanë konstatuar se gruaja nuk dinte asnjë fjalë italisht, madje as të lexonte emrin “e saj” italian të shkruar në pasaportë.
Pas një kontrolli të bërë të letërnjoftimit italian, policia erdhi në përfundimin se bëhej fjalë për një falsifikim të plotë. Pas kësaj, gruaja 26-vjeçare ka pranuar se ka shtetësi shqiptare dhe se planifikonte të udhëtonte për në Angli me dokumentin e falsifikuar. Ajo ka deklaruar më tutje se për atë dokument i ka paguar një falsifikatori italian jo më pak se 5000 euro!
Kontrollimi i shenjave të gishtërinjve ka treguar se ajo para rreth një viti kishte kërkuar azil në Britaninë e Madhe, shkuan albinfo, duke iu referuar burimeve policore. Pasi kërkesa e saj ishte hedhur poshtë, autoritetet e kishin riatdhesuar në Shqipëri.
Ndaj shqiptares 26-vjeçare ka nisur një procedurë hetimore nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com