Sokol Cikalleshi, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare dhe shumë klubeve në futbollin vendas, mund të rikthehet për të mbyllur karrierën në Superligë. 35-vjeçari kavajas të mërkurën ka zhvilluar një takim të gjatë në ambientet e stadiumit të Vlorës me presidentin e klubit të Flamurtarit Sinan Indrizi.
.jpg)
Cikalleshi prej janarit të 2025 është pa ekip, pasi mbylli karrierën me kombëtaren dhe sipas të gjitha gjasave do ta mbyllë karrierën në Shqipëri. Nuk dihet ende nëse sulmuesi ka gjetur marrëveshjen me klubin vlonjat, por më herët në futbollin vendas ai ka luajtur për Besën, Skënderbeun, Tiranën dhe Kukësin.
Komente







