Do iu prishen shtëpitë,banorët me
lot në sy:Na varrosën,ku të futemi

Disa banorë në zonën e Liqenit të Thatë, në kryeqytet, janë alarmuar paraditen e sotme, pasi IKMT ka shkuar për t'iu prishur banesat, ku prashikohet ndërtimi i një parku. Një i ri kërcënoi të hidhej nga çatia e banesës së tij, ndërsa të gjithë banorët janë kundër vendimit për prishjen e banesave.

Pas një lidhjeje telefonike me të riun Klajdi Peti, Report Tv ka pyetur dhe banorët e shtëpive të tjera, që janë në plan për t’u shembur, pasi parashikohet ndërtimi i një parku në këtë zonë, e cila cilësohet si e gjelbër.

Me lot në sy banorët kanë thënë për mikrofonin e Report Tv se me këtë vendim po i varrosin, pasi nuk kanë shtëpi ku të fusin kokën.

“Na ka varrosur banorët e shtëpisë, ku të shkojmë. Ku të fusim kokën ne të shkretët. Jam e sëmurë. I kemi të gjitha dokumentet e banesave, i kemi në tokat tona”, thanë banorët. 

VIDEO/Banoret qė do ju prishen shtėpitė shperthejnė nė lot

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi