U kapën me 4 armë me fishekë në fole, do kryenin vrasje me pagesë, gjykata vendos 'arrest me burg' për 3 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit lë në burg  Aldi Mustafën, Uran Zykën e Tahir Gjinikën, të cilët u arrestuan 2 ditë më parë pasi do të kryenin një vrasje me pagesë dhe u kapën me armë të mbushura gati për të shtënë. Në seancën e sotme që u zhvillua me dyer të mbyllura, gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri vendosi pro kërkesës së prokurorit Enkeleda Xhengo për masën 'arrest me burg'.

Mësohet se gjatë hetimit ata nuk kanë pranuar se kanë pasur ndërmend të vrisnin ndokënd. Edhe akuza e prokurores ka qenë armëmbajtje pa leje në bashkëpunim. Mësohet se Zyka ka marrë përsipër pronësinë mbi armët e kapura por kjo nuk është marrë parasysh nga prokurorja dhe gjyqtari i seancës sepse kanë qe shumë armë të kapura.

Dy nga të arrestuarit janë me precedent penal, ku Aldi Mustafa, 35 vjeç, rezulton i dënuar me 10 vite burg në Gjermani për kanosje dhe drogë dhe Uran Zyka, 40 vjeç me banim në Durrës i dënuar për kanosje.

Tre të arrestuarit në flagrancë në Durrës nuk kanë dhënë asnjë detaj pas marrjes në pyetje në lidhje me personin që ishin urdhëruar për të vrarë. Po ashtu, ata nuk kanë folur edhe në lidhje me porositës të mundshëm. Armët e kapura në makinë, tre pistoleta dhe një mitraloz, të gjitha me plumb në fole dhe gati për qitje, janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore. Nga aty pritet të përcaktohet nëse janë përdorur ose jo më herët në ngjarje të tjera kriminale.

Gjatë arrestimit të tyre shoferi ka tentuar të largohet me makinë duke goditur dhe automjetin e uniformave blu dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.  . 

Policia sekuestroi edhe municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro.

1630499894_ARM.jpg

1630499902_ARME.jpg

Armet e sekuestruara

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë