Andrea Mano kryetari i Degës se Partisë Demokratike në qytetin e Korçës ka dhënë dorëheqjen nga ky post.  

Sipas burimeve të Report Tv  mësohet se Andrea Mano do të bëhet pjesë e garës për deputet dhe ko ka qenë dhe arsye e dorëheqjes së tij. Nuk dihet ende se kush do të vijë në vend të tij.

Partia Demokratike disa ditë më parë udhëzoi të gjithë krerët e degëve të partisë së tyre në rrethe që nëse duan të kandidojnë për deputet duhet që të lënë postin e tyre, në të kundërtën ata penalizohen.