Ministrja Elisa Spiropali është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Ajo ishte e fuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur se si po e kalon shtatzanië, ku është shprehur se gjithçka po shkonte mirë edhe pse angazhimet në politikë janë të shumta.
Në emision ajo ka treguar edhe gjininë e foshnjës që do të vijë në jetë së shpejti.
“Bashkëshorti im është një baba vajzash, donte një vajzë tjetër, por nuk i doli kësaj rradhe.Unë shpresoj që djalin ta kem timin, pasi Nalta bën pas babait të saj”, është shprehur Spiropali.
Ministrja ka thënë se nuk është manjake shëndeti, ka bërë aq sa duhet eko dhe kontrolle, por jo që të fiksohet.
Kur u pyet nga moderatorja se çfarë hante më shumë gjatë shtatzanisë, ajo tregoi se i pëlqenin të kripurat si turshitë apo piperi dhe se nuk i hante fare të ëmblat.
“Djali do më ngjajë mua i kripës e piperit dhe jo i sheqerit”, është shprehur ministrja duke qeshur bashkë me publikun.
Edhe pse gjatë shtatzanisë oreksi rritet, ajo i ka ruajtur linjat edhe pse 2 muaj i kanë mbetur për të sjellë në jetë djalin.
goc kinge, ke qejf kur e degjon, me elokuence dhe jo si ca ne PS qe sdine te flasin.. Me meritat e veta ka ecur perpara. mbaresi!
PërgjigjuJe modeli qe duhet ndjekur nga femrat ne Politiken Shqiptare Elisa
Përgjigju