'Jemi të vendosur për luftë, do paguani shtrenjtë'! Kë kërcënon Erdogan?
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot nga Stambolli porositi se vendi i tij në periudhën e ardhshme do të jetë shumë më i vendosur në luftën kundër organizatave terroriste FETO dhe PKK
Presidenti Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot nga Stambolli porositi se vendi i tij në periudhën e ardhshme do të jetë shumë më i vendosur në luftën kundër organizatave terroriste FETO dhe PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan iu drejtua qytetarëve të tubuar në Stamboll dhe me këtë rast komentoi zhvillimet aktuale.
"Ajo që dua të them hapur është se lufta jonë kundër PKK-së në periudhën e ardhshme do të jetë shumë më e vendosur. Lufta kundër FETO-s do të jetë edhe më e vendosur", ka thënë Erdoğan.
Ai kritikoi Partinë opozitare Republikane Popullore (CHP), më saktë liderin e saj Kemal Kılıçdaroğlu dhe kandidatin presidencial Muharrem Ince, të cilët, siç tha, fare nuk flasin për luftën kundër terrorizmit.
"A keni thënë gjë për luftën kundër terrorizmit, a keni thënë gjë për luftën kundër FETO-s? Jo! Pse? Sepse janë së bashku", ka thënë Erdoğan.
Presidenti turk iu referua edhe luftës kundër terrorizmit në kuadër të të cilës nga terroristët u pastruan disa rajone në veri të Sirisë.
"Në Afrin dhe Jarabulus janë kthyer 200 mijë sirianë, ky numër do të rritet. Të gjithë këta njerëz duan të kthehen në vendin e tyre", ka thënë Erdoğan.
Duke folur për sulmin e PKK-së mbi anëtarët e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK) në Suruc, në qytetin Sanliurfa, ku jetën humbën katër persona dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën, Erdoğan tha:
"Do të paguani shtrenjtë për atë që keni bërë në Suruc. Vrasësi që ka bërë këto mbante simbole të PKK-së, tashmë është arrestuar. Lufta jonë kundër PKK-së do të jetë edhe më e vendosur", ka thënë Erdoğan.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor 2024, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor 2024, 17:33
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor 2024, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor 2024, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor 2024, 21:45
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor 2024, 21:37
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor 2024, 17:27
-
Erdogan më 10 tetor në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Do e drejtojë imam turk! Takim dhe me Ramën e Begajn
8 Tetor 2024, 18:25
-
Erdogan në OKB: Ndaloni Netanyahun ashtu siç u ndalua Hitleri
24 Shtator 2024, 21:37
-
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
21 Shtator 2024, 16:09
-
Lufta në Ukrainë/ Erdogan: Krimea duhet t'u kthehet ukrainasve! Media: SHBA gati të heqë kufizimet për përdorimin e raketave në Rusi
11 Shtator 2024, 18:42
-
Telefonata e Ramës me Erdogan, flet ambasadori turk: Pastroni arsimin e fenë nga ‘Feto’! S'do lejojmë të helmojnë marrëdhënien tonë
9 Gusht 2024, 13:56
Keto lajme nga anadolli i interesojne vetem turkofileve si ju. Na kurseni ne tjereve te pakten.
PërgjigjuPërmendja e shpeshtë e Turqisë dikujt i djeg