Do pastronin para të 'Cosa Notras-s' në Shqipëri, SPAK kërkon 13 vite burg për kunatin e Rezart Taçit, 12 vite për shoferin e tij: Shuma prej 18 mln eurosh t’i kalojë shtetit

18 milionë eurot të cilat janë të bllokuara pasi dyshohet se ishin pjesë e operacionit të pastrimit të parave të mafias italiane nga ish biznesmeni i hidrokarbureve, tani në arrati, Rezart Taçi, duhet të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

Kërkesa është bërë sot nga SPAK, teksa ka dhënë pretencën në përfundim të procesit gjyqësor për dy të arrestuarit, kunatin dhe shoferin e Taçit.  SPAK ka dërguar shpalljen fajtor të kunatit të Taçit, Artur Balla dhe dënimin me 13 vite burg, ndërkohë që për shoferin Bledar Lilo ka kërkuar 12 vite burg. Vetë Rezart Taçi është në arrati. Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse Balla do të shpallej fajtor do të vuante 8 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa Bledar Lilo do të vuante 8 vjet burgim.

“Gjithashtu është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i shumës monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet një, pikë pesëdhjetë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare në emër të Francesco Zummo, në Bankën Alpha, Tiranë, të sekuestruara gjatë fazës së hetimit paraprak nga Prokuroria e Posaçme”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Kujtojmë se ështja në ngarkim të Rezart Taçi është ndarë gjatë fazës së seancës paraprake dhe do të gjykohet si çështje penale më vete, për shkak se ish biznesmeni është në arrati. Sipas Kodit të Procedurës Penale çështja ndaj Rezart Taçit qëndron e pezulluar një vit nga dërgimi i dosjes për gjykim (Tetor 2022), dhe në tetor të këtij viti nëse ish biznesmeni nuk arrestohet atëherë fillon gjykimi në mungesë.

18.4 mln euro të mafies italiane 'Cosa Nostra' u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021. SPAK thotë se Taçi do pastronte 18.4 mln € përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre. 

Balla dhe Lilo ndihmonin italianët me lëvizjet e tyre në Shqipëri dhe bënin transfertat e parave sipas porosive që u jepte Rezart Taçi, i cili është në kërkim nga policia. 18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në një llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, po SPAK e bllokoi operacionin.

Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shumës. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino dhe ishin pjesa e pasurisë 150 miliona euro te Francesco Zummo ta konfiskuar nga gjykata italiane si te ardhura të Cosa Nostra.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 10/02/2023 13:27

    Eshte diskutim i madh per ekzistencen e zotit,por kur lexon keto rrjeshta te mbushet mendja qe ka.Dhurata Balla ,nje ish gjygjtare super e koruptuar po paguan atje ku te dhemb me shume,me femijte,asgje nuk harrohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim