Do rikandidojë në 18 qershor
Dashamir Tahiri: Jo me PD-në

Do rikandidojë në 18 qershor<br />Dashamir Tahiri: Jo me PD-në
Vetëm pak kohë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin, deputeti çam i Vlorës, Dashamir Tahiri, do të rikandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme politike.

Qëndrimin e tij, fillimisht Dashamir Tahiri e bëri duke sfiduar në përballje kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, ndërsa gjatë një interviste për Report Tv thotë se vendimi i tij bazohet në ligj, pasi gjykata i ka dhënë të drejtë për të rikandiduar.

"KQZ nuk dha një vendim të drejtë, por gjykata më dha të drejtë dhe kam të drejtë të kandidoj përsëri. Unë do të kandidoj atje ku kam kandiduar gjithmonë, do të jem në Vlorë, në Sarandë, në Konispol", u shpreh Tahiri. 

Ish-deputeti thotë se gjithmonë ka qenë mbështetje të së djathtës ndërsa kësaj radhe nuk do të jetë nën siglën e PD por mund të jetë kandidat i Partisë Republikane.

"Në asnjë mënyrë nuk dal kandidat i pavarur. Kam qenë dhe mbetem tek e djathta. Do kandidoj te një parti e cila ka qenë besnike e Partisë Demokratike", tha Tahiri. 

I pyetur nëse do të jetë kandidat i Partisë Republikane, e cila njihet si një nga forcat politike më besnike e demokratëve, Tahiri tha se vendimin do ta komunikojë në një moment tjetër. "Kur ta bëj zyrtarisht, do t'ua them të gjithëve", tha Tahiri.

Më 29 dhjetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t'i ndërpresë mandatin e deputetit Dashamir Tahiri për shkak të problemeve në formularin e dekriminalizimit, ndërkohë ish-deputeti iu drejtua gjykatës për të ankimuar këtë vendim, e ku gjykatat i dha të drejtë rikandidimi në zgjedhje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg