Tiranë-Një 24-vjeçar nga Kukësi është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi u kap me një armë zjarri, pistoletë.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se i riu do ta shiste pistoletën në Tiranë. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 23-vjeçar për moskallëzim krimi.
"U vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.
![]()
Pistoleta u sekuestrua si provë materiale.
Operacioni u kodua “GUN”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/Shqiptarja.comKomente

