Shtatë vende evropiane këshillojnë qytetarët e tyre që nëse do të udhëtojnë drejt Greqisë këtë verë duhet të kenë disa euro me vete si para cash duke parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
Britania, Gjermania, Belgjika, Finlanda, Holanda, Suedia dhe Polonia kanë publikuar udhëzimet e reja në faqet e internetit të ministrive të tyre të Jashtme përkatëse, me anë të të cilave udhëzojnë qytetarët që përveç kartave të debitit apo ato të kreditit, të kenë me vete edhe para për të shmangur çdo situatë të pakëndëshme
Me urdhër të qeverisë greke, bankat e vendit do të mbeten të mbyllura për një javë për shkak të mungesës së likuiditetit. Vendimi vjen një ditë pasi Banka Qëndore Europiane vendosi të ndërpresë financimin emergjent të sistemit bankar grek. Athina ka vendosur që tërheqjet nga bankat të kufizohen në 60 euro në ditë.
Kujtojmë ktu se Greqia është një ndër shtetet e renditura në top për turizmin me ishujt mahnitës te saj që përbëjnë objektin e tërheqjes së qindra turistëve nga mbarë bota.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com