Partia Socialiste vijon punën përgaditore për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 30 qershor. Së fundmi është zbuluar një tjetër emër nga radhët e PS-së që do të kandidojë për tu bërë krytarë bashkie. Bëhet fjalë për deputetin e zonës së Pogradecit, Ilir Xhakolli i cili është i përzgjedhuri i PS-së për kryetarë bashkie pikërisht në Pogradec.
Lajmin e ka bërë të ditur Eduard Shalsi në një takim të zhvilluar në Pogradec ku i pranishëm ishte edhe numri dy i PS-së, Taulant Balla. Me anë të një shkrimi në Facebook, Shalsi shkruan se me Xhakollin do ta fitojnë Bashkinë e Pogradecit.
Postimi i plotë i Shalsit:
Me Ilir Xhakollin do të fitojmë Bashkinë e Pogradecit për të vijuar rrugën e reformave dhe transformimin e qytetit.
Gjatë kësaj periudhe kemi bërë një sërë investimesh:
Përfunduam rrugën Lin – Pogradec dhe Unazën e Pogradecit;
Së shpejti përfundon edhe hyrja e qytetit;
Bëmë përmirësime në të gjitha shtresat e rrugës nga hyrja e Pogradecit deri në Qafë Plloçë;
Financuam bashkinë për rehabilitimin e bllokut tek stadiumi dhe Përroi i Çaprazit;
Po investojmë dhe ribëjmë rrjetin elektrik (për herë të fundit është ndërhyrë në vitin 1967);
Po investojmë në shkolla , momentalisht shkolla “Muharrem Çollaku” është në proces;
Shkollën profesionale të lënë në harresë, e sistemuam me ambjente dinjitoze;
Ndërkohë, po hartojmë planin për zonën Drilon – Tushemisht, ka filluar të përpunohet koncept – ideja për shëtitoren e madhe të Pogradecit, si dhe shumë shpejt fillon rruga që lidh Pogradecin me Tushemishtin. Me përfundimin e rrugës Qukës - Qafë Plloçë afrojmë zonën e Mokrës dhe Gorës me Pogradecin.
Jam me ps po kjo fityre nuk me pelqen
Përgjigju