Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar ditën e sotme familjen e Engjëllush Hysenllarit nga fshati Sovjan i Korçës.

Familja është në kushte të vështira ekonomike dhe në vështirësi për të rritur gjashtë fëmijët e tyre.

Gjatë bisedës me kryeministrin Rama, kryefamiljari është shprehur se çdo ditë mundohet që të gjejë një punë për të përballuar jetesën.

Ndërsa kryeministri Rama, pas vizitës i ka premtuar Engjëllushit se do ta gjejë një zgjidhje për këtë familje, ku fokusi kryesor është ndërtimi i një shtëpie të re pasi ajo aktualja është thuajse e rrënuar.

Do të merremi me shtëpinë sa më shpejt në mënryë që të mos keni probleme me dimrin. Do ta gjejmë një zgjidhje se s'bën. Do ta zgjidhim këtë ne.

Edi Rama, kryeministër

Postimi i Ramës në Facebook: