'Do takoj një shok'/ Gjeto Smajli i humbur prej 8 vitesh, familjarët në 'Pa Gjurmë': Dyshojmë se ndodhet në Sarandë

TIRANË- Një tjetër histori është prezantuar ditën e sotme për herë të parë në emisionin “Pa gjurmë”Report Tv. Bëhet fjalë për historinë e Gjeto Smajlit, 62 vjeç, i cili tashmë rezulton në skedën e të humburvë që prej 7 tetorit të vitit 2010.

Por kush është Gjeto Smajli?

Me origjinë nga Zejmeni i Lezhës, Gjeto është babai i gjashtë fëmijëve. Ai u martua me Marian dhe sakrificat ishin të mëdha, pasi shtëpia ishte vogël për një familje  kaq të madhe. 62-vjeçari merrej me punë bujqësore në fshat për të mbajtur anëtarët e familjes së madhe. Me një karrocë me kale, që e kishte ndërtuar vetë, shkonte në cdo familje që kishte nevojë për punë. Me paratë që grumbullonte, dëshira e një kryefamiljari që i kishin rënë të gjithë hallet e familjes ishte së paku të zgjeronte hapësirën, ku ata jetonin dhe të blinte një shtëpi tjetër më të madhe. Gjeto nuk dinte as shkrim, as këndim madje nuk njihte as orën.

4-ditët e fundit para se të zhdukej në mënyrë të mistershme, Gjeto pyeste shpesh të shoqen Marian sa ishte ora. Kur bashkëshortja e pyet se mos kishte ndonjë problem, përgjigja e 62-vjeçarit ishte se duhej te ishte i perpiktë në një takim, që kishte lënë me një shokun e tij.

Por se cili ishte ky shok, Gjeto i tha të shoqes se nuk e njihte. Pas pothuajse një javë, nga ky episod Gjeto sic do ditë kthehet nga puna dhe bëhet gati për të dalë, rreth orës 18:00 të pasdites. Maria e pyet për destinacionin dhe ai i pohon të njëjtën gjë, se do të shkonte të takonte shokun. Ora kishte ardhur për Gjeton, pasi ai u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Në studion e emisionit “Pa gjurmë” ka qënë djali i tij Ndue, ai i cili ka kërkuar të atin duke i bërë thirrje që të kthehet dhe të vazhdojnë aty ku e ka lënë.

Ai shprehet se i vetmi informacion që kanë mundur të mësojnë nga bashkëfshatarët është se e kishin parë në Zejmen, në orët e vona të mbrëmjes ulur në një gurë, i vetëm dhe i mendueshëm.

Ndërsa një tjetër person nga fshati Tale, i ka pohuar se e ka parë babanë e tij në Sarandë teksa punonte si bari. 

Gjatë emisionit, erdhën informacionet e para se Gjeto është parë në Fier, informacione të cilat stafi i “Pa gjurmë” do t'i verifikojë me shpresën se do të bien në gjurmët e të humburit.

I humburi  Gjeto Smajli, 62 vjeç

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë