'Do të bredhim nga të duam'/ Si u arratis Sinan Hoxha 14 vjeç për në Jugosllavi...E spiunoi një çoban dhe u demaskua publikisht

'Do të bredhim nga të duam'/ Si u arratis Sinan Hoxha 14 vjeç për në Jugosllavi...E spiunoi një çoban dhe u demaskua publikisht

Më 25.6.1989 u kapën në orvatje për t’u arratisur në sektorin Kërçisht të rrethit Dibër, Sinan Fadil Hoxha (sot këngëtar i njohur) dhe Flamur Bedri Çakmashi, banues të lagjes nr.10 të Tiranës. Njoftimi zyrtar i rrit moshën të dyve, nga 14 në 15-vjeçarë. Të dy i përkisnin vitlindjes 1975. Sipas njoftimit, ata ishin nisur me makinë nga Tirana deri në Bulqizë. Me autobusin e punëtorëve Bulqizë-Maqellarë udhëtojnë në këtë fshat. U shmangen vështrimit të banorëve të fshatit Kërçisht dhe afrohen deri 40 metra klonit. Rreth orës 18.30 i spikat fshatar Faiku që kulloste delet dhe djali i tij Gëzimi, të cilët lajmërojnë menjëherë forcat e kufirit. Pas u thonë këtyre se gjoja ishin nga Bulqiza e po mblidhnin lule, dy të rinjtë largohen në thellësi, por njëri kapet në Kërçishtin e poshtëm e tjetri në fshatin Melan pasi kishte shfrytëzuar një automjet aty.

Pushkatari Hajri kap rreth orës 20.00, Flamurin, ndërsa operativi i Melanit kap rreth orës 21.00 Sinan Hoxhën. Në raportin përkatës të kësaj ngjarjeje për arsyet e arratisjes:

“Të ndikuar e të nxitur nga propaganda borgjeze, duke ndjekur televizionin e radion në stacioneve e huaja, u lindi ideja për t’u arratisur në Jugosllavi, duke u gënjyer se “atje jetohet mirë”, “ka vetura e motoçikleta me bollëk”, “do të bredhim nga të duam” “do bëjmë si të duam”, etj. 14-vjeçarët nuk u dënuan me gjyq për të rriturit, por me gjyqe lagjeve apo shkolle në formën e demaskimit

Skema e kapjes së 14-vjeçarëve

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'