'Do të godas aty ku të dhemb zemra', pjesëtari i TBA kërcënon Noizyn: Vdisni brenda 24 orëve (VIDEO)

Armiqësia e hershme e dy grupeve të hiphop-it shqiptar OTR dhe TBA kanë qenë gjithnjë në vëmendjen e publikut.

Ngjarja u thellua edhe më tepër mëngjesin e sotëm, ku lokalit të reperit Rigels Rajku (Noizy) iu vendos eksploziv në biznesin e tij.

Burime nga Policia e Durrësit thonë se nuk kanë arritur të zbulojnë element të rëndësishëm për hetimin, pasi Noizy është treguar i referuar gjatë marrjes në pyetje. Reperi ka deklaruar se ishte në gjumë kur ndodhi shpërthimi dhe nuk e ka drejtuar gishtin tek askush!

Ndërkaq, së fundmi, një anëtar i grupit që bën pjesë edhe Cllevio, TBA-së ka dalë më një kërcënim për Noizyn.

Më anë të një videoje, Benardin Simoni ose Biiemtii deklaron se Noizy do ta paguaj që preku një anëtar të TBA-së dhe e paralajmëron që do ta godasë aty ku i dhemb zemra. Biiemtii nuk mjaftohet me kaq ai e akuzon reperin edhe për pastrim parash.

“Përshëndetje miqtë e mi shqiptar. Një fjalë pata për këtë Noizyn edhe për krej grupin OTR. Ti e bone tënden me Cllevion, mirë s’ke bo, gjithsesi është rrethi aq i ngushtë i shoqnisë. Ta psh*rri karrierën.

Nëse duam ne, ti s’bën koncert as në Gjermani, as në Londër, as në Amerikë, as në Itali. Do ta paguash shumë shpejt dhe shumë keq, do të godas aty ku të dhemb zemra. Ti mund të kesh miliona euro por mos harro se je t’u pastru lekët e boloshave. Edhe mos të shkojë mendja se të mbron as ai në Athinë dhe as ai në Londër. Ata janë çuna të mirë, i respektoj, por kur vjen puna për një anëtar të grupit TBA ta bëj kafkën shportë. Po pastron lekët e atyre çunave, se t’i morr je. Edhe del thu nëpër mesazhe se ke 20 milionë euro, por t’i dy milionë euro ke o p*derast. Ne po lemë 400 mijë nëpër kazino. Do të godas aty ku të dhemb zemra dhe mbaje mend dhe sa për ju grupi OTR që doni me u kap me TBA, ju psh*rri në gojë nga tri herë, çdo ditë nga një herë dhe vdisni brenda 24 orëve. Unë jam Biiemtii, anëtar i TBA-së, të fala mamës,”- shprehet Biiemtii.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hapu dhe thuaj: 10/06/2022 23:53

    Po te ishim vend normal do kishin fillu arrestime dhe hetime per kercenime dhe pastrim parash

    Përgjigju
    • Beni: 11/06/2022 11:20

      Banda dajaku se live ikni si lepurusha! Noisy e ka arrite standartin jetike I pastron si pastron ska rendesi! Ben bamiresi pa fund! Ju beni si te idhet! Cuna gjeni zgjidhje se jeni ber idhulli I rinise edhe adoleshences ju shikojne ju edhe bejne si ju! Jepni me shum realitet miqesor Jo dhune!

  • Shqiperi: 08/06/2022 22:55

    Super lajm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës