Marina dhe Luana Vjollca njihen si dy motrat mjaft seksi të ekranit dhe show bizz-it shqiptar. Ato janë shpesh në qendër të vëmendjes për bukurinë dhe fortat e tyre tepër tërheqëse, me të cilat kanë fituar jo pak fansa.
Që të dyja janë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku postojnë foto tepër provokuese. Të tilla janë fotot e Luanës, e cila shfaqet shumë seksi në fotot e fundit, por ajo që ka tërhequr vëmendje është një koment i Marinës. Kjo e fundit ka kritikuar motrën, duke i kërkuar që t’i fusë ‘shalët brenda’ në festën e ditëlindjes së saj.
“Do të jap vëllai një dru të mirë. Po futi shalet brenda”, ka shkruar ndër të tjerash Marina në një koment të drejtuar Luanës. Ndryshe, Marina kohët e fundit është spekuluar se është duke pritur të bëhet nënë së bashku me bashkëshortin, reperin Getoar Selimin.
(Motrat Vjollca)