TIRANE- Rrëfimtari i “Muzgut të Perëndive të Stepës” nuk ka emër, por ne mund ta quajmë fare mirë Ismail. Po ashtu si Ismail Kadare, ai është student në Institutin e Letërsisë Botërore “Gorki”, në fund të viteve 1950. Ai i tregon dikujt se është duke shkruar një libër “për një ushtri të vdekur të komanduar nga një general i gjallë”, një aluzion ky për romanin e vitit 1963 të Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë Vdekur”, në të cilin një oficer italian kthehet në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore për të zhvarrosur eshtrat e ushtarëve të tij.