Do të zëvendësojë Yuri Kim, kush është diplomati që do të vijë si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri! Flet katër gjuhë, mes tyre edhe shqip

Do të zëvendësojë Yuri Kim, kush është diplomati që do të vijë si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri! Flet katër gjuhë, mes tyre edhe shqip

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se diplomati David J. Kostelancik do të emërohet si ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, duke zëvvëndësuar në këtë post Yuri Kim. Por kush është diplomati David J. Kostelancik? Aktualisht Kostelanick mban pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kostelancik ka shërbyer më parë si Zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë. Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit. Kostelancik njihet si njohës i çështjes Ruse, ndërsa ka shërbyer dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, Rusi. Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, dhe në Ankara të Turqisë.

Me origjinë nga Illinois, Kostelancik është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, ku fitoi një Master të Shkencave. Ai gjithashtu është diplomuar në Masterin e Arteve nga Universiteti i Miçiganit dhe ka një diplomë Bachelor të Arteve nga Universiteti Northëestern. Kostelancik flet katër gjuhë, rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

SI.E.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv

Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv