Do t'i dorëzojë PD-në Ilir Metës? Berisha: Lul brava gënjen, i mbyllur në bunkerin e tij! PD: Kandidatët e shtëpisë së Ilirit, s’mund të përfaqësojnë kurrë demokratët

Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike se sulmi që është bërë më 8 janar në Seli ishte për ti dorëzuar partinë Ilir Metës.  Berisha tha se Basha gënjen.

“A mund ti përgjigjesh një njeriu  që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra?  U servir ju jo 7 x 7 bëjnë 42, 1958 për 5004 dhe njeriut që rri i rrethuar si në bunker”, tha Berisha.

Ndërsa ndonjë komenti për kandidatët e Bashës për 6 marsin Berisha tha se nuk ka asnjë koment personal, ndërsa shtoi se anëtarësia e PD zgjodhi vetë kandidatët e saj.

“Komente personale për ta nuk kam. Ata janë faktikisht janë kandidatë të Lul bravës dhe s’kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD kanë sot kandidatët e propozuar prej tyre”, tha Berisha.

I menjëhershëm ka qenë edhe përgjigja nga Partia Demokratike ku tha se kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. PD nuk ndal akuzat ndaj Metës duke shtuar se kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën.

Një ditë më parë Lulzim Basha hodhi akuza se koalicioni i Sali Berishës me LSI dhe protesta e dhunshme e 8 janarit, nuk ka si qëllim që të marrë selinë e PD-së për vete, por për t’ia dorëzuar partinë Ilir Metës. Koalicionin që Berisha pagëzoi me emrin ‘Shtëpia e Lirisë’, Lulzim Basha e quajti ‘Shtëpia e Ilirit”, që sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një mburojë për hallet personale të tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
PD i përgjigjet Berishës: Kandidatët e shtëpisë së Ilirit, s’mund të përfaqësojnë kurrë demokratët

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ku tha se partia demokratike i ka zgjedhur kandidatët e saj për 6 marsin duke iu referuar ato që u zgjodhën nga primaret e zhvilluara nga komisioni i Rithemelimit. PD deklaron se kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët dhe thekson më tej se Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën.

“Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga ‘non-grata’, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, shkruan PD.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 03/02/2022 17:17

    Shtepia e Liri Sllobodankes dhe e Monik baxhelles… haha

    Përgjigju
    • Or tej: 03/02/2022 18:03

      Ma mire me then shtepi e haleve.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë