Protesta e 8 janarit, Basha: Berisha sulmoi selinë e PD për t’i dorëzuar partinë Metës! 3 mbetjet e tranzicionit janë bashkë

TIRANË- Koalicioni i Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), për Lulzim Bashën ka një tjetër prapavijë politike. Për kryedemokratin, u tregua qarte se Sali Berisha në 8 janar nuk ka pasur si qëllim që të marrë selinë e PD-së për vete, por për t’ia dorëzuar partinë Ilir Metës. Koalicionin që Berisha pagëzoi me emrin ‘Shtëpia e Lirisë’, Lulzim Basha e quajti sot ‘Shtëpia e Ilirit”, që sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një mburojë për hallet personale të tyre.

 "Shikoni si kanë dal hapur, hapur fare. Atë që ua kam thënë, sa muaj ka që ua kam thënë? Nuk bëhet fjalë për luftë, për parime, bëhet fjalë për hallin që i lidh bashkë. Halli që i lidh bashkë këta 3 (Rama-Berisha-Meta), është që janë mbetjet e tranzicionit 30-vjeçar. Halli që i lidh bashkë këta 3, është që shqiptarët e kanë kuptuar instrumentin e politikës së tyre të vjetër, që është premto, mos bëj, pastaj justifiko, gënje, e premto prapë. Ja, vijnë paketë. Paketë kanë ardhur të 3. Këto ditë, e sotmja, e gjithë beteja, edhe sulmi, denigrimi që u është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, drejtuesve, të gjithëve. S’po flas ndaj meje si kryetar i partisë, se vet zgjodha t’i vija gjoksin kësaj, pikërisht që mos të futej përçarja përmes demokratëve apo deputetëve, zonjave, anëtarëve të kryesisë. E gjitha kjo për çfarë paska qenë? Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?! Se kështu i bie! Apo jo", tha Basha. 

Akuzat në drejtim të tij, Basha thotë se bëhen vetëm me qëllimin që të heqin vëmendjen nga e vërteta e denoncimeve të PD-së dhe për këtë flet për një bashkëpunim mes treshes, Rama-Berisha-Meta, që tashmë prej kohësh i ka cilësuar  si ‘trekëndëshi i Bermundës'.

“Sa here që ne dalim dhe themi të vërteta për Trekëndëshin e Bermudës, çohet trekëndëshi dhe fillon sulmin, i pari, i dyti, i treti nga njëherë ngatërrojnë radhën por nuk harrojnë asnjë ditë, të tre dalin me sulme. Po shumë mirë hajde bëjmë vetting, të tregosh me gisht ti kështu, ti kështu, ti kështu, me fakte çdo denoncim i ynë është i bazuar mbi fakte, çdo kundërsulm i tyre që bëhet për tu mbrojtur është me gënjeshtra dhe shpifje dhe mashtrime”, u shpreh Basha.

Përpara demokratëve të degës 14 në Tiranë, ai tha se është i fortë për të ta çuar betejën deri në fund.

“Një parti e bashkuar rreth vlerave, jo rreth kultit të individit jo rreth një njeriu e bashkuar jo për interesa personale askush prej jush këtu nuk ka ardhur për interesa personale, të gjithë jemi bashkë sepse bashkë na bën forca dhe vendosmëria që kemi se mund ti dilni për zot dhe do t'i dilni për zot Qesarakës, Dajtit, Shëngjergjit, Zall-Herrit, Zall-Bastarit, Shkozës, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, po apo jo? PO! Dhe mos harxhoni asnjë sekondë duke pyetur kryetarin apo deputeten apo sekretarin si është kryetari? Ja ku e keni kryetarin, më keni të fortë, më keni të vendos për ta çuar betejën deri në fund. Të fort dhe të vendosur ju dhe ju se kështu në krahë të njëri tjetrit do ta çojmë betejën deri në fund. Do t'i japim Shqiptarëve çlirimin e miratuar nga treshja e tranzicionit, do t’i japim Shqiptarëve ëndrrat për një Shqipëri normale ku të rrisë fëmijët e tyre”, përfundoi Lulzim Basha në takimin e tij me demokratët. 

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga zgjedhjet e 6 marsit, Lulzim Basha dhe PD-ja zyrtare nuk ka bërë asnjë emër kandidati publik. Ndërkohë, në këtë garë nuk do të ketë përballë vetëm Partinë Socialiste, por edhe kandidatë të Komisionit të Sali Berishës. 

 

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kistra: 02/02/2022 17:24

    O Lul legeni, ne 2009 e 2011, kur u bere 3 here minister e kryetar bashkie, LSI e Meta ishin te mire e u lepije by***! Tani qe po te kthehet mbrapsht, ben si i virgjer. Ne fakt nje m*** jeni dhe e keni qelbur kete vend!

    Përgjigju
  • Njoni: 02/02/2022 13:35

    Ky Basha nuk meret me punet e tija te PD_se,qe e ka shkateruar,vetëm llap per te tjeret. Nuk je tellalle por kryetar partie. Çdo dite verteton qe je i pa afte,perveç qe dosjet ne prokurori i ke plot. Kështu si vepron nuk eshte politike por sharlatanizem,leroje krahun sa nuk eshte shkateruar plotesishte PD_JA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë