Do trafikonin 38 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut me skaf, goditet grupi në Pogradec, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Do trafikonin 38 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut me skaf, goditet grupi në Pogradec, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Kokaina e sekuestruar

Një tjetër goditje i është dhënë një grupi të trafikut të kanabisit jashtë vendit, duke e çuar në 4 numrin e të arrestuarve në vijim të operacionit “Hudënishti”.

Sot janë arrestuar në Pogradec Orestis Spirollari dhe Kleanth Dokollari. Në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. 

Sasia prej 38 kilogramë kanabis, ishte e ndarë në pako dhe e destinuar për t'u trafikuar jashtë vendit. Në kuadër të këtij operacioni më herët janë arrestuar me 23 kg kanabis 2 pjesëtarë të tjerë të grupit. Vijon puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Hudënishti”. Operacioni i zhvilluar pas një hetimi 4-mujor, si rezultat i bashkëpunimit midis Komisariatit të Policisë Pogradec, Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve. Shkon në 4 numri i të arrestuarve, 4 i atyre të shpallur në kërkim dhe 1 i proceduar penalisht. Sekuestrohen 38 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t'u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej jashtë vendit, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga strukturat e lartpërmendura, u bë e mundur ndalimi i shtetasve O. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, K. D., 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për​ veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht dhe Komisariatit të Policisë Pogradec, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës