Do u shemben banesat, banorët e Shkozës në lot: Haram vota Ramës, do bëjmë vetëgjyqësi (VIDEO)

Të revoltuar dhe me lot në sy, banorët e tre familjeve në Shkozë kërkojnë drejtësi nga shteti, pasi pretendojnë se banesat që po u prishen i kanë me dokumente të rregullta, ndërsa një gjë e tillë nuk po merret në konsideratë.

"Nuk e di ku do të rrimë. Në këtë shtëpi ishim vetëm dy pleq, 72-vjeç. 100 mijë lekë si person i marr në muaj për kockat. Ku do të shkoj tani, 159 mijë lekë pension marr. Nuk e di ku do të shkojmë, vetëm duart lart te Zoti.

Policia na nxori me dhunë, nuk na e dhanë letrën e prishjes, më nxorën jashtë mua se djali ndjeni atje, pasi filluan me prishur ia dhanë letrën djalit. Por ajo letër duhet të kishte qenë në dispozicion 5 ditë para, por nuk ishte as 2 orë para. Nuk e di ku do ta kalojmë natën, njëherë po rri këtu. Unë ndoshta jetoj edhe 10 vjet, kush do të më mbajë, ku të shkojë?" tha banorja Bukurie Sinanaj.

"Dua drejtësi dhe jo përralla, gjykata e Apelit ka dhënë vendim që shtëpia mos më prishet, këta më sjellin një vendim të shkallës së parë, por a e rrëzuan shkalla e parë Apelin? Dua drejtësi. Jemi duke bërë vetëgjyqësi kur nuk ka drejtësi. Nuk është vendim ky.

Haram i qoftë vota jonë që e mori, ai dhe Erion Veliaj. Ne duam drejtësi, ku të thotë ligji do të rrimë. Ku nuk ka drejtësi ka gjakderdhje, ja fakti, a e rrëzon shkalla e parë Apelin?! Unë prapë do i padis për gjyq. Ka shumë mangësi. Këta më kanë lënë afat deri nesër në orën 07:00 për të liruar shtëpinë. I kërkojmë PD-së të na organizojë dhe të vendosë drejtësi" tha një tjetër banor.


Lajmi kryesor:

Projekti i Unazës së Re/ Shembet një shtëpi në Shkozë, dy të tjerat nesër! Tension me policinë, shoqërohen dy banorë (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë