Nesër do shkoj të votoj për mosndryshimin. Do votoj për Ramën pasi është i vetmi në gjendje të vazhdojë vaksinimin. Vaksinat i janë dhënë atij dhe jo Shqipërisë.

Do votoj për Ramën pasi pasojat e tërmetit është e vetmja qeveri qeë është në gjendje t'i zhdukë pasi është një qeveri në detyre dhe sasia e parave është dhënë fale zotësisë së Ramës.

Një qeveri e re do të dojë të paktën një vit qe të vihet në eficencë. Lëre pastaj të fillojë rindërtimin. I kam ca vite që mos të besoj përrallat e fushatave.

Do votoj Ramën pasi nuk dua më që faturat e elektrikut t'i paguaj edhe për komshiun, meqë Basha ka thënë se do beje amnisti, çka i bie qe t'i paguajë nga taksat e mia. Do votoj Ramën jo se kam ndonjë afinitet ideologjik pasi jam vite larg koncepteve të tij, por sepse bodigardët e tij nuk ndërtojnë pallate dhe as vrasin njerëz siç të tjerët kane vrare kamerierë e konkurrentë. Do votoj Ramën pasi kupola e policisë së shtetit nuk këndon me çifteli me vrasës e kriminelë që vrasin komisarë policie. Do votoj Ramën pasi edhe pse raportet e Bujar Leskajt thonë që është qeveri e korruptuar, ende nuk ka thyer rekordin e Lul Bashës në Rrugën e Kombit me 22 milion € për kilometër. Do votoj Ramën pasi nuk dua që në qeveri të kem njerëz si Xhelali.

Në këto vite jam përpjekur të ruaj gjakftohtësinë në gjykimin e palëve, dhe llogaria e thjeshte më thotë se vota ime duhet të jetë pragmatiste dhe si e tillë duhet të shkojë tek vazhdimësia e Ramës.

Por është edhe shpirtërore. Nuk mund të fyej inteligjencën time duke ricikluar për herë të katërt Berishën.