Pas deklaratës shokuese se do të vriste çdo njeri me ‘ngjyrë’, aktori Neeson ka deklaruar se ai nuk është racist edhe pse diçka të tillë e ka nënkuptuar. Zanafilla e deklaratës se aktorit vjen nga një konflikt kohë më parë siç deklaron dhe vetë aktori kur një njeri me ngjyrë i ka përdhunuar një të afërm.

“Ecja në rrugë me armë në dorë para dyzet vitesh për të gjetur një person me ngjyrë dhe për të nxjerrë inatin. Shkoja sidomos në zonat e ‘zeza’ i vendosur për të liruar dhunën fizike’’

Liam Neeson

Për sa i përket deklaratës kontraverse për një television amerikan ku ai pretendon se nuk është racist ai shprehet se

“ Ne të gjithë pretendojmë se jemi politikisht korrekte në këtë vend, në timin gjithashtu. Ndonjëherë ju gërvishtni sipërfaqen dhe zbuloni se ky racizëm dhe fanatizëm është aty.”- tha aktori