'Dobia' e masakrës zgjedhore

'Dobia' e masakrës zgjedhore

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha

Në të gjitha daljet e tij publike,veçanërisht tani në fushatën për t’u rizgjedhur kryetar i PD-së, Lulzim Basha e ka bërë refren vlerësimin që “zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër e vërtetë zgjedhore”. Për të gjithë ata që e dëgjojnë e, sidomos për ata që nuk janë ithtarë të tij, por nuk janë as votues të Edi Ramës, lind pyetja sa i dobishëm është ky vlersim dhe çfarë sjell ai edhe për PD-në edhe për zhvillimet demokratike në vendin tonë? Në përgjigje të kësaj pyetje ajo çfarë përftohet është një paqartësi shumë e madhe. Paqartësia lidhet në rradhë të parë me atë se çfarë do ndërmarrë PD-ja që, pas këtij vlersimi ai që ka bërë masakrën zgjedhore të marrë ndëshkimin e merituar. Pritja është që ndëshkimin ta marrë Edi Rama, i cili sipas Lulzim Bashës është autori kryesor i masakrës. Mirpo a do ta marrë Rama këtë ndëshkim? Ka demokratë (ithtarët e Bashës) që mendojnë se Edi Rama gjirthsesi do ndëshkohet. Shpresa janë zgjedhjet e parakohshme. Të tjerët, që nuk e besojnë ndëshkimin e Edi Ramës me Lulzim Bashën në krye të opozitës, presin që ky i fundit të mos i fitojë zgjedhjet e 13 qershorit dhe në PD të largohet tersi dhe të fillojë të trupëzohet mbrothësia. Në fakt, të dyja palët shohin ëndrra me sy hapur. Si duken bathët as zgjedhje të parakohshme s’do të ketë dhe as Lulzim Basha nuk do ta lërë kreun e PD-së.

Po në çfarë rrethanash do ishte i dobishëm vlersimi “masakër zgjedhore”?

Së pari, nëse ai do të pranohej nga arbitri i zgjedhjeve, pra nga vëzhguesit e ODHIR-it. Në këtë rast pala fituese do ishte e detyruar të pranonte rekomandimet e kësaj ekspertize, në të cilat mund të kërkohej përsëritja e zgjedhjeve pjesërisht apo tërësisht. Kjo tashmë nuk ka ndodhur dhe as ka gjasa të ndodhë ndaj vlersimi “masakër zgjedhore” mbetet thjesht një retorikë elektorale e Lulzim Bashës.

Së dyti, nëse ai do të artikulohej nga shtete të veçanta si SHBA apo ato të BE-së. Përfaqësues të këtyre shteteve e kanë ndjekur dhe po e ndjekin gjithë procesin qysh nga shpallja e fushatës e deri në daljen e rezultatit përfundimtar. Është rezultat i informacioneve që ato u kanë dërguar kancelarive të tyre, urimet që kanë shkuar për atë që ata e shohin në mënyrë të padyshimtë si fitues i zgjedhjeve. Pra edhe për politikën e këtyre shteteve nuk ka masakër zgjedhore. Edhe pse Lulzim Basha deklaron se ai, nëpërmjet “librit të zi të zgjedhjeve” do t’i informojë kancelaritë perëndimore për të mos e zyrtarizuar fituesin, duket qartazi që kjo është një ëndërr me sy hapur.

Së treti, nëse ky vlersim do të çonte tek unifikimi i faktorit opozitë në gjithë spektrin e saj dhe tek kohezimi (përbashkimi) më solid i vetë PD-së si forca udhëheqëse e saj. Por ajo që ka ndodhur është e kundërta. Faktori opozitar është krejt i përçarë dhe brenda PD-së tani, jo të gjithë mnedojnë se Lulzim Basha i çon drejt fitores. Natyrisht zgjedhjet janë më 13 qershor, ama duket që mosbesimi ndaj tij rritet. Edhe pse ekipi i tanishëm drejtues në PD flet në shumicë për masakër zgjedhore, grupime të tjera e shohin atë si një rrugë hileqare që ka zgjedhur L.Basha për të rimarrë drejtimin e partisë.

Për PD-në tani ka dalë edhe problemi i faktorit Berishë që konsiderohej si faktor pro Bashës. Shpallja non grata e Berishës nuk është më një “e paqenë” prandaj kjo priret të artikulohet si “e padrejtë”, e cila do të zgjasë deri ditën kur të zhvillohet gjyqi i supozuar në Francë. Sidoqoftë tani në subkoshiencën e demokratëve ekziston njëfarë bindjeje se “Amerika nuk ia këput kot”. Kështuqë demokratëve nuk iu ngelet gjë tjetër përveç keqardhjes për liderin e tyre

historik dhe vendimmarrjes për tu ndarë politikisht prej tij. Pranimi i “masakrës zgjedhore” duket se është një “ilaç gjumi” që ata e pranojnë ta marrin për të gjetur një qetësi të përkohshme, ndërkohë që e dinë se ajo nuk i çon në fitore.

Në këto kushte, po kuptohet gjithnjë e më shumë se “dobia” e vetme e “masakrës zgjedhore” është rizgjedhja e Lulzim Bashës. Ama, a do ta çojë ai një ditë opozitën në fitore? Nuk besoj që edhe pas, së paku, dy vitesh “masakra zgjedhore” e rradhës të konsiderohet si fitore e PD-së, përkatësisht opozitës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen