Një dokument tronditës, prej 12 faqesh, me shkrim dore, i datuar me 21 qershor 1967, drejtuar Enver Hoxhës, zbulon për herë të parë, vetëdeklarimin “Jam bashkëpunëtore e Sigurimit të shtetit”.
Autorja e letrës autograf, është kompozitorja e njohur Dhora Leka. Ajo i rrëfehet Enver Hoxhës për këtë pjesë të heshtur të veprimtarisë së saj, ndërsa i shpjegon me detaje një ngjarje të rëndë ku ka përfshirë shkrimtarin Ismail Kadare. Ndaj tij ajo ka ngritur një kurth sipas orientimeve që i kanë dhënë shefat e saj të Siguritmit të Shtetit. Por në fund intriga duket se nuk ka funksionuar. Ajo zbulohet dhe vihet para përgjegjësisë në një mbledhje të hapur më 28 mars 1967 në Berat....
Zbulimi i këtij dokumenti ka qenë fryt i rastësisë. Një dosje në fondin 14 në AQSH, me indikacione të përgjithshme mjaft larg këtij “sensacioni”, fshihte brenda dhjetra letra drejtuar diktatorit për ankesa të ndryshme, mes tyre ndodhej edhe kjo letër tragjike.
Ishte e dhimbshme, kurioze, intriguese, tragjike dhe neveritëse njëkohësisht përballja me përmbajtjen e këtij dokumenti.
Dhora Leka i shkruante Enver Hoxhës duke iu lutur për një shans të dytë. E dënuar në vitin 1956, pas disa viteve burg, ajo është dërguar në Berat, ku siç thotë vetë në kushte të vështira ka krijuar operan “Vjeshtë në stuhi", të cilën ia ka kushtuar Enver Hoxhës. Ajo i ka shkruajtur Hoxhës edhe një herë tjetër më parë, duke i rrëfyer për këtë opera dhe duke iu lutur të ndërhyjë që ajo të vihet në skenën e teatrit të Operas dhe Baletit.
Këtë çështje ia rikujton sërish, duke mbërritur më tej në paragrafin ku i shkruan se si është bërë bashkëpunëtore e Organeve të Sigurimit të Shtetit. E rrëfen këtë duke “thyer disiplinën dhe konspiracionin” siç kujdeset ta përmendë vetë, pasi “...Ju jeni udhëheqësi i Partisë dhe unë dua që ju të dini të vërtetën rreth veprimtarisë sime”...
“Që në çastin që unë ndjeva se sa e rëndë është tradhtia dhe sa dëm i sjell ajo çështjes së Partisë, unë vendosa që njëra nga detyrat t’ime kryesore, krahas krijimtarisë muzikore ishte të ndihmonja organet e Sigurimit Shtetit si bashkëpunëtore, punë kjo që kërkon ndërgjegje të naltë, besnikëri, sakrifica. Dhe unë brenda mundësive të mija u mundova të justifikonja, me punë dhe besnikëri besimin që m’u dha për të kontribuar si bashkëpunëtore e org. Sigur.”. Me këto fjalë, ia zbulon të fshehtën e jetës së saj Dhora Leka udhëheqësit Enver Hoxha, duke i rrëfyer pak paragrafë më tej ngjarjen që ka tronditur jetën e saj.
Në Berat, sipas orientimeve që ka marrë nga shefat e saj të organeve të sigurimit, ajo ka përgatitur një kurth për shkrimtarin Ismail Kadare, edhe ai i qarkulluar në këtë qytet në atë kohë.
E fshehur pas një pseudonimi, pasi ka rënë dakord me shefin e saj, kryetarin e degës së brendshme në Berat, ajo nis një korrespodencë intime me shkrimtarin. Kompozitorja, nuk i rrëfen Hoxhës, asgjë për brendinë e kësaj korrespodence, por ndalet në një moment të vështirë për të. Ajo ka bërë një gabim. Ka zbuluar veten. I ka lënë një takim shkrimtarit, dhe ai e ka zbuluar kush ia shkruante letrat intime. Ky fakt ka vënë në lëvizje strukturat e Sigurimit të Shtetit, dhe njerëzit e tij kanë organizuar një mbledhje të hapur demaskuese për kompozitoren Leka, duke u kujdesur t’i mbyllin gojën e që ajo mos të zbulojë asnjë detaj rreth bashkëpunimit të saj me organet e Sigurimit.
Ajo rrëfen se mbledhja ishte turpëruese për të, arenë ku u derdh një lumë akuzash ndaj saj. Leka rrëfen se shefat e saj i kërkuan të firmosë dorëheqjen nga veprimtaria si bashkëpunëtore e Sigurimit, por thotë se e ka refuzuar me forcë. Ajo kërkon mirëkuptim prej udhëheqësit dhe e mbyll letrën e saj të gjatë duke shpresuar se ai do t’i japë dorën.
Ky dokument është sqarues për shumëçka rrok tema intriguese dhe sekrete e ish-Sigurimit, kompleks sa i takon moralit dhe pozicionit të vështirë të letërshkrueses, dhe dritëhedhës mbi shumë akuza e sulme ndaj shkrimtarit Ismail Kadare.
Arkivat e Sigurimit të shtetit janë të mbyllura në Shqipëri dhe dalja e një dokumenti të tillë, në një klimë përbaltjeje e deformimi të të vërtetave, sjell një rreze drite përmes të cilës mund të shquhen trajtat reale të pushtetit diktatorial.
DOKUMENTI/ Pjesa e parë
Sekretarit Parë të K.Q. P.P.Sh.
Shokut Enver Hoxha
Tiranë
Shoku Enver!
Kur më 7 mars ardha në Tiranë për t’ju dorëzuar operën t’ime “Vjeshtë me Stuhi” të cilën u a kisha dedikuar personalisht Juve si mësonjësit dhe udhëheqsit të urtë të Partisë dhe popullit t’onë, unë isha e bindur në vehten t’ime se bënja detyrën karshi Partisë dhe popullit.
Në letrën që u drejtonja me këtë rast, të cilën ja dorëzova shokut Mafuz Laze ndër të tjera u kisha shkrojtur se ishte pikërisht fjala Juaj “që Partia u jep dorën dhe i ndihmon edhe personat që kanë gabuar, por që ndershmërisht vihen në rrugën e Partisë” që më kishte dhënë besim, vullnet, frymëzim dhe kurajo të ndërmarr një vepër të tillë siç është kompozimi i libretit dhe operës “Vjeshtë me Stuhi” sipas romanit të Ali Abdihoxhës.
Unë nuk dua të përsëris ç’farë u shkrojta at’here – Ndofta shoku Mafuz i cili më premtoj se do t’ua dorzonte personalisht letrën t’ime do ta ketë mbajtur fjalën. Shumë do dëshironja që Ju ta kishit lexuar atë letër.
Por çështja për të cilën po u shkruaj, është një faqe tjetër, faqja e veprimtarisë s’ime të heshtur për të cilën më duhet të thyej disiplinën dhe konspiracionin – Por Ju jeni udhëheqësi i Partisë dhe unë dua që ju të dini të vërtetën rreth veprimtarisë s’ime. Ja pse mar sot kuximin të flas me Ju për sa më poshtë vijon:
Fill mbas kthimit t’im nga Tirana, ngjarjet muarën për mua një zhvillim të atillë që për mua ngjau një katastrofë.
Asgjë s’ka qenë më e rëndë për se sa mendimi: Vallë ç’do ketë thënë shoku Enver në rast se ka dëgjuar ç’ngjau me mua pikërisht kur unë i kisha dedikuar atij personalisht operën t’ime ndaj vijës Partisë dhe çështjes së popullit? Dhe ndonse kanë kaluar nga ajo ngjarje e shëmtuar më tepër se dy muaj, unë për asnjë çast nuk kam larguar nga vëmendja: Shoku Enver duhet ta dijë të vërtetën rreth meje – Letra mbeti me sot me nesër duke i bërë një analizë gjith veprimtarisë s’ime, duke e parë vehten në pasqyrë ashtu si këshilloni ju, për veç kësaj se në letrën sqaruese që u drejtova shokëve kompetentë të organeve të Sigurimit u kisha kërkuar në radhë të parë t’ju njoftonin juve se Dhora nuk është e atillë si u paraqit në Konferencën e 24 marsit në Berat – Fakti që unë po qëndroj e izoluar midis njerëzve kusarë, matrapazë, vajzash rrugaçe e të tjerë njerëzve me vese të tilla më bën të mendoj se ata shokët duke qenë të zënë me shumë punë, do t’a kenë lënë pas dore këtë çështje.
Shoku Enver!
Që në çastin që unë ndjeva se sa e rëndë është tradhtia dhe sa dëm i sjell ajo çështjes së Partisë, unë vendosa që njëra nga detyrat t’ime kryesore, krahas krijimtarisë muzikore ishte të ndihmonja organet e Sigurimit Shtetit si bashkëpunëtore, punë kjo që kërkon ndërgjegje të naltë, besnikëri, sakrifica.
Dhe unë brenda mundësive të mija u mundova të justifikonja, me punë dhe besnikëri besimin që m’u dha për të kontribuar si bashkëpunëtore e org. Sigur.
Dhe s’ka gjë më të rëndë se sa të mbash të fshehur në kraharor dashurinë për Partinë të heshtësh kur të tjerët brohorasin.
Unë jam edhe kompozitore. Kompozova gjatë kësaj kohe këngë, poezi – trokisja në dyert e Lidhjes së artistëve, Ministrisë Arsimit, Shtëpisë Kulturës. Të gjithë më trajtonin si armik, kish raste që më kanë përplasur dhe derën në fytyrë, të atillë që më kanë shtrënguar fort dorën, të atillë që më kanë thënë je e marrë, krijimtaria jote nuk na duhet, ti je armike. Në çaste të tilla unë ndjeja një gëzim që njerëzit qëndronin në pozita të forta Partije, njëkohësisht një dhimbje më shponte në kraharor. Unë heshtja, shpesh më rridhnin lotë, herë i gëlltisja këta lotë të gëzuar e të hidhur njëkohësisht.
Të gjitha këto kalitën çdo ditë tek unë dëshirën e zjarrtë për të qenë edhe unë ushtar besnik i Partisë – Dhe vitet kaluan në gjendje të tillë plot 10 vjet.
Detyra tjetër si kompozitore më bënte që t’i vihesha kompozimit të një opere kushtuar L.N.Çl të shihnin të rinjtë se si kishin sakrifikuar moshatarët e tyre edhe jetën për çështjen e Partisë – A s’kisha qenë unë e tillë në 1942?
Dhe ju vura punës – shita ç’më kishte mbetur bleva një pianoforte të vjetër – ndenja pa rrogë një vit të tërë duke ju dhënë kryesisht kompozimit të operës. Ka patur ditë që më ka munguar edhe buka, zjarri gjatë dimrit e këmbët i kam ngrohur me ndonjë tullë – Po a kishte forcë që përmbante shpirtin tim të rilindur – Isha e bindur që Partia kur të mbaronja operën do më jepte dorën dhe unë do isha jo vetëm ushtar i heshtur i saj.
Ishte ky besim i math që më jepte kurajo të trokisja në dyert e Lidhjes artistëve, në derën e Operas, t’ja u tregonja operën t’ime ndonjë kompozitori, ish nxënësve të mij që ishin rritur dhe të gjithë i habiste një gjë: optimizmi im, frymëzimi im me të cilën unë e kisha shkruar atë vepër, besimi i math që kisha tek partia, do ta zgjidhte pozitivisht çështjen time. Të gjithë më pyesnin: Mirë moj Dhora po ndonjë shpresë nga KQ të kanë dhënë se do të ta marrin operën? E unë si përgjigje u jepnja shembulla se si Partia i kishte dhënë dorë X apo Y – që si unë kishin qenë në burg – por kishin shkruar vepra me vlerë, bile kishin marrë dhe Çmimin e Republikës – edhe mua me siguri Partia do ma jepte dorën.
Dhe kur ç’do gjë kishte marrë rrugën e saj, opera qe kryer, ndodhi një katastrofë që kishte patur mundësi të ishte evituar.
E kam fjalën për ngjarjen me Ismail Kadarenë.
Në fillim të dhjetorit 1966 – në një takim që pata me shokun Siri Qerimi, kryetar i degës P. Br. në Berat, me të cilin qeshë e autorizuar të mbanja lidhje, midis të tjerave ra fjala për ismail Kadarenë i cili kishte ardhur në Berat – prej disa muajsh – Nuk po hy në hollësi të shkruaj ç’të dhëna kisha unë për atë. Shoku Siri më këshilloj që ta kem parasysh dhe mundësisht të shoh më afër Ismailë – Unë, që më parë i kisha kërkuar të më ndihmonte në redaktimin e libretit të operas, por ay kishte refuzuar, se ishte shumë i zënë me punë – Shoku Siri më tha se vështirë se të vjen në takim. Unë i thashë po filloj me të korrespondencë – me emrin Lindita – po e thërras edhe në takim – Dhe u ndamë.
Në fund të dhjetorit unë kisha filluar korrespondencën – Lindita qe një vajz e re që e donte letërsinë dhe shkruante poezi – lamë dhe takim – Ismaili ju përgjigj letrave dhe caktoi takimin në 21 janar.
Gjatë kësaj kohe disa herë me letra i kërkova takim shokut Siri për të m’u dhënë ndonjë udhëzim – Si duket shoku Siri i zënë me punë dhe në mungesë të n/kryetarit i cili qe me leje nuk m’u përgjigj – at’here unë veprova ashtu si m’u duk më drejt. Ismaili ardhi në takim në shtëpinë t’ime.
Kur pa se në takim e kisha thirrur unë ay kërkoi leje të largohet me një herë – dhe unë nuk i thashë rri.
Ç’të bënja mbas kësaj? T’i shkruaja prap letër vërtet me emrin Lindita por toni i letrës të qe ndryshe duke e ditur se ay e dinte personin që i shkruante? Isha përpara një alternative të vështirë – zgjodha n’atë çast atë që m’u duk më e arsyeshme dhe i shkrojta letër – Toni qe i pa përcaktuar – edhe si armik, edhe si person që e don Partinë duke i lënë shteg që ky ishte një materjal që ay mund ta përdorte për ndonjë tregim, dhe e ftonja të shkruanim bashkë një vepër.
U duk sikur çështja u mbyll me kaqë – ay nuk u përgjigj më. Kjo ndodhi në 21 janar 1967.
Në mars kur ardha në Tiranë për të dorëzuar operën, shkova në Ministrin e Brendshme, takova me shokun Filat me të cilin isha e autorizuar të flisja (shoku Filat ka qenë dhe hetues në procesin t’im).
Bisedova rreth çështjes edhe të operas si të vepronja – gjatë bisedës rreth libretit ra fjala edhe për Ismailë. I tregova atij at’here rreth çështjes me Ismailë – Ay me një herë më qortoi duke më thënë se veprime të tilla janë të pa lejueshme dhe se për këtë çështje do bisedonte edhe me shokun Siri – si të kishte lejuar – njëkohësisht më këshilloj që veprime të tilla të mos i përsërisnja – Unë i thashë atij se më kishte munguar ndihma dhe udhëzimet.
(Vijon nesër...)
Shkrimi u publikua sot (23.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com