Doda: Dështimi i PD, nga ushtria
e nëpunësve dhe drejtorëve

Doda: Dështimi i PD, nga ushtria<br />e nëpunësve dhe drejtorëve
TIRANË -  Edhe deputetja Mesia Doda i bashkohet rezervave që shfaqën nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi dhe ish-kandidati në garë, Sokol Olldashi lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.

Deputetja dhe njëkohësisht anëtarja e kryesisë së PD-së, Mesila Doda, gjatë një interviste në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” ka shprehur qartë pakënaqësinë e saj rreth këtij procesi, ndërsa ka dalë hapur në mbrojtje të deklaratave të Patozit dhe Olldashit, të cilët më herët e kanë denoncuar si të parregullt procesin zgjedhor brenda të djathtëve, tashmë në opozitë.

Sipas saj, gara nuk ka qenë korrekte dhe problemet me organizimin e zgjedhjeve, veçanërisht listat, kanë qenë teper evidente.

Në këtë mënyrë, Doda kundërshton zërat e atyre anëtarëve të kryesisë, që e cilësuan procesin te rregullt dhe transparent, ndërsa brenda kampit të djathtë pritet të këtë zhvillime të reja në ditët në vazhdim.

Doda ka fajësuar "ushtrinë e nëpunësve dhe drejtorëve për humbjen e PD në zgjedhjet e 23 qershorit dhe ka shprehur idenë se PD duhet të ishte mbështetur te militantët që e duan me zemër PD-në dhe jo për interesa ekonomike".

Babaramo: Në gjykimin tuaj si ishte procesi zgjedhjes së kreut të PD?
Është hera e parë që implementohet një procedurë e tillë një anëtar një votë dhe ka patur probleme sigurisht. Problemet kanë qenë ato që janë bërë me dije sot duke filluar qysh nga listat e anëtarësisë, problemet me fletët e votimit e të gjitha të tjerave që kanë bashkëshoqëruar procesin. Gjëja e parë ishte që nuk kishim një infrastrukturë të përgatitur për këtë proces. Kjo mund të përafrohet me zgjedhjet në rang kombëtar, por sigurisht me më me pak njerëz. Ishin rreth 105 mijë njerëz. Kishte nevojë për një kod zgjedhor.

Doda: Patozi tha që janë trukuar listat...
Problemi është ky, që disa njerëz u ngarkuan vetëm për tu marrë me problemin e listave të anëtarësisë. Vendimet e tyre janë ende edhe kësaj ditë të kontestueshme. Megjithatë ka një KQZ në PD që duhet t`i shohë mungesat hap pas hapi. Është një procedurë që duhet të fillojë urgjentisht me rregullimin e kësaj problematike. Lista e anëtarësisë është gjëja e parë që duhet të punohet shumë seriozisht. Duhet të bëhet një listë reale e PD. Themeluesit e partisë nuk mund të zhduken.

Ka patur themelues të PD që nuk kanë mundur të votojnë?
Mesa di unë televizionet e kanë dhënë këtë, ku ka pasur problematika të mëdha. Mbas kësaj duhet që të përcaktojmë rregulla më të mira. Nuk mund të futemi në një proces me një komision qëndror që u ngrit në momentin e fundit dhe nuk miratohet nga ana e Kryesisë dhe e kandidatëve që garuan. Duhet të kemi rregulla më të qarta për garat. Gara filloi dhe rregullat filluan të ndryshonin rrugës.

Ai fiksuat rregulla në mbledhjen e kryesisë?
Mbaj mend se z.Patozi foli për mënyrën sesi duhet të zgjidheshin këto. Të dilnin vlerat dhe që partia të dilte më e unifikuar pas kësaj gare, gjë që për fat të keq nuk u unifikua që të ishte kjo, pasi rivali i kryetarit, z.Olldashi nuk u konsiderua si një rival, por u konsiderua si një antifigurë dhe gjithë mbështetësit e tij filluan të shiheshin në këtë këndvështrim.

Po flisni se ka një gjyeti shtrigash?
Jo nuk besoj se ka një gjyeti shtrigash. Por sigurisht që përkrahësit e z.Olldashi janë ndier në ditët e fundit brenda një presioni shumë të madhë nga ana e asaj që quhet ushtria e nënpunësve të PD. Ka egzistuar shumë herë tendenca që kjo parti të kthehet në një parti nëpunësish, ku drejtorët e mëdhenj janë njerëzit shumë më të rëndësishmëm se militanti, janë ata që lëshojnë direktivat, për të bërë presione të nevojshme në ide të caktuara. Kësaj here u sollën shumë aktivisht më shumë se duhet të ishin sjellë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Kush janë këta drejtorë të mëdhenj?
Nuk dua të flas me emra të përveçëm. Ata e dinë sepse janë persona që kanë punuar në mënyrë të njëanshme. Ju e dini se ka patur drejtorë të pushuar në qarqe vetëm se e dinin se janë mbështetës të një kandidati. Ushtria e nëpunësve nuk i bëri një shërbim të mirë PD. PD nuk ka lindur si parti nëpunësish, por e njerëzve politikë. PD nuk funksionon në kontroll por funksionion dhe fiton sa herë që në bazën e saj është krijimi i njerëzve që janë pjesë përbëse e saj dhe sjellin parimin e lirisë. Pra në këtë garë, u nis një garë e thjeshtë mes dy rivalëve mes dy personave që mbështeteshin nga një pjesë e ministrave e kryesisë dhe në fund të garës një figurë doli figurë pozitive.

Për këtë, fajësoni ushtrinë e nëpunësve?
Për këtë besoj se kanë qenë fajtorë të gjitha hallkat të cilët, do të duhet të ishin garant të procesit. Për ushtrinë e nëpunësve mendoj se ka qënë një problematikë e mentalitetit që ndryshuam. Kjo solli pasojat që vetë i pamë qysh në 23 qershor, të cilët kanë qenë drejtorë dhe në këto zgjedhje dolën shumë pasivë ndaj kërkesave të deputetëve për të kryer ndihma të ndryshme. Çështja është vetëm rikthimi i fytyrës dhe i të gjithë energjive tona nga njerëzit politik të PD. Njerëzit politik janë ata që gjenden në radhë të parë të betejave politike. Në radhë të parë nuk gjenden nëpunësit, gjenden militantët.

Një ushtri nuk lëviz pa komandant, kush ishte komandanti i kësaj ushtrie?
Kemi patur hallka që duhet të garantonin procesin, procesi nuk u garantua. Nuk besoj se kanë qenë komandat e dhëna nga një person apo tjetër, por besoj që ishin njerëz në mënyrë të njëjashme. Do të duhet të ishin neutralizuar.

Në këtë rast a i donte të dy “fëmijët” njësoj Bashën dhe Olldashin?
Kjo është një pyetje që do të duhet t`ia drejtonit z.Berisha dhe jo mua. Unë di që gara ka qenë të paktën në periudhën e fundit jo e ndikuar barazisht për të dy kandidatët. Këtë e kam parë edhe vetë në momente të caktuara. Z.Olldashi tregoi figurën e një lidershipi për PD paçka se në fund patën të gjithë rezerva.

Besoj se ju keni votuar për z.Olldashi?
Vota ime është e fshehtë, por unë nuk e kam fshehur asnjëherë që kam qenë mbëshetëse e z.Olldashi. PD duhet të kthehet fort nga militanti dhe z.Olldashi është një nga njerëzit më partiak që unë kam parë. Mendoja se militanti do të ishte ndierë i vlerësuar. Unë e repsektoj kryetarin e ri. Kam patur edhe kontakte personale e kam folur lidhur me shqetësime.

Çfarë shqetësimi kishte ai?
Këto janë biseda që do mbeten konfidenciale. Z. Basha duhet të udhëheqë PD në një moment tejet të vështirë. Do të duhet të shkruajmë një statut të cilin duhet ta respektojmë. Zgjedhjet që duhet të bëhen në kohë dhe përgjegjësitë që duhet të mbajmë. Duhet një mënyrë e re funksionit për anëtarë e PD. Regjistër urgjent i PD kudo që është dhe mospërjashtimi i kurrkujt nga kjo parti.

Ju thoni se i takon z. Basha kjo?
Unë prisja një qasje më të shpejët nga z.Basha. Të kishte mbledhur të paktën kryesinë, krerët e degëve, të kishte marrë në dorë frenat e pozicionit e të mandati të madh që i kanë dhënë demomokratët. Ajo që do të duhet të shikojmë nga z. Basha nuk është thjesht fytyra e kryetarit të bashkisë, por fytyra e një militanti si ata.

Deklarata e forta që bëri Patozi, ndani të njëjtin qëndrim?
Z.Patozi është nënkryetar i PD dhe është një figurë emplemantike për mënyrën sesi ka bërë karrierë. Duke qenë se është numri dy i PD duhet të na bëjë të kemi një reflektim të thellë lidhur me procesin që ndodhi brenda PD. Ka mbajtur gjatë gjithë kohës qëndrim në përballje të betejave politike, që sot dikush të dalë dhe të vë pikëpyetje dhe ta krahasojë me një lloj nëkryetari tjetër, më duket një lluks i tepruar nga njerëz që më së paku duhet të marrin distancë me situatën, duhet të ftohin mendjet në këtë stinë të nxehtë gushti dhe mbi të gjitha do të duhet të analizojnë problemet reale që kanë në qarqet e tyre dhe më pas të ngrihem dhe të krijojnë akuza mbi njëri-tjetrin. Akuzat ndaj Patozit janë të paparanueshme.

Thatë që kryetari i PD duhet të rregullojë statutin. PS e ka që kur kryetari humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqje, duhet ta keni dhe ju këtë nen?
Patjetër që duhet ta kemi. Tashmë kemi një standart të vendosur nga kryetari histrik i PD, kur z.Berisha iku se humbi zgjedhjet, edhe të tjerët duhet të ikin.

Redaksia Online
(mag/ar.sh./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat