TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda e ka cilësuar si interes personal këmbënguljen e opozitës së re për ndryshim sistemi, me argumentin se kjo është "e keqja më e vogël" me të cilën po përballet vendi këto ditë, teksa ka pasur edhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për Report Tv në edicionin qendror, Doda tha se nëse Rama miraton pa opozitën Reformën Zgjedhore, të përgatitet për zjarrvënien e vendin, pasojat e së cilës do t'i ketë vetëm ai.
"Kjo është një nga ato metodat e hershme të kryeministrit ilegjitim që tenton të bëjë edhe të fortin dhe viktimën, e di që nuk ka reformë zgjedhore nga bundestangu nëse nuk ka një kompromis me opozitën. Kodi nuk ka ndryshuar asnjëherë në mënyrë të njëanshme, le ta provojë dhe të mbajë pasojat për zjarrvënien e këtij vendi. Diskutimi për ndryshim sistemit sot është problem personal, se kemi një të keqe më të madhe me një qeveri të lidhur me krimin. Jemi në rrezik të çbërjes, nuk është momenti për të menduar dhe bërë këtë debat", tha Doda në intervistën me gazetarin.
Kritika ka pasur për kryeministrin Edi Rama edhe për mënyrën e menaxhimit të pandemisë së COVID-19, ku nuk kanë munguar as akuzat.
"Lufta nuk ekziston, kjo është për të ngjallur tmerrin te njerëzit, se lufta s'ka ekzistuar, por është pandemi që duhet ta qasim ndryshe. Ja psh ishte një debat shumë i madh për Komitetin e Ekspertëve, komiteti do psikolog, ekonomist nga të gjithë njerëzi, jo 5 drejtor të ministrisë së Shëndetësisë. Kjo ka të bëjë me keqmenazhimin e krizës, kjo ka filluar që deri 2 javë para që të vinte COVID-19 në Shqipëri. Kanë vjedhur fondet e tërmetit, të njëjtën gjë kanë bërë edhe me fondet e koronavirus", shtoi Doda.
Pyetur mbi marrëdhëniet që ka me kryedemokratin, Lulzim Basha, tashmë jo si kryetar i partisë së saj, por si drejtues i koalicionit ku PDIU bën pjesë, Dosa tha se tashmë ajo i përket së kaluarës.
"Ai debat është mbyllur që kur jam larguar nga PD-ja. Sot flas për PDIU si Sekretare e Përgjithshme, sot duhet të bëjmë një zgjidhje për të mirë, ose do merremi me karrierat tona, ose duhet të marrim plaçkat dhe të ikim nga ky vend. Për një politikan të mençur dhe tejkalon edhe pakënaqësitë e vet, duhet të vënë në peshore "a dua të jetoj më në këtë vend", nëse po atëherë duhet të përpiqemi për ta ndryshuar", përfundoi Doda.
Po ik o letyre se sa here hap gojen vetem idiotlliqe nxjerr prej andej. Qe prej 21 janarit vetem vrasje, varje e zjarr degjohet nga goja e kesaj politikaneje te degaraduar. Shko vrit veten dhe shpeton nga keto fantazi prej psikopateje.
PërgjigjuAllahile moj misile/Na u ba derhemi kile! Nuk e mbante me kandari/Se ashtu siç tha i pari:Mjer budalli e zorrthari/ Se ket pune veç un e boj persmari!
PërgjigjuKjo doda me fytyr byth lope që vrapon nga një parti te tjetra mendon se do kapi ndonjë llokëm se kjo si rac lope vetëm për të ngrën mendon ndaj dhe fytyra i është bër si byth lope.
Përgjigju