Dodik emëron Vulin senator të Republikës Srpska

Dodik emëron Vulin senator të Republikës Srpska

Aleksandar Vulin dhe Milorad Dodik në aeroportin e Beogradit. Serbi, 10 tetor 2021

Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Srpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës.

Siç njofton agjencia Srna, Vulin "bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin" është emëruar senator nga 1 dhjetori. Ky vendim, sipas njoftimit, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Vendimi për emërimin e Vulinit nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare dhe as në faqen e presidentit të Republikës Srpska.

Vulin, i cili në dekadën e fundit mbante disa pozita si drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe ministër i Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, më 3 nëntor dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Politikani serb, i cili kryeson partinë Lëvizja Socialiste, që nga korriku është përfshirë në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për korrupsion, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë.

Pas shpalljes së sanksioneve kundër Vulinit, Dodik, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA-së, e mbështeti atë duke thënë se ishte “një shpërblim për patriotizmin dhe këmbënguljen e tij në ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me Rusinë dhe popullin rus”.

Në vitin 2020, si ministër i Mbrojtjes i Serbisë, Vulin mori Urdhrin e flamurit të Republikës Sërpska me një kurorë të artë në Banja Llukë, për "kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Serbisë dhe Republikës Srpska".

Cilat janë kompetencat e Senatit të RS?

Senati i Republikës Srpska është një organ këshillimor i themeluar me Kushtetutën e entitetit nga viti 1992 dhe puna e tij rregullohet me Ligjin për Senatin nga viti 1997.

Presidenti i Republikës Srpska zgjedh senatorët, të cilët mund të jenë më së shumti 55 në numë numër, mandati i tyre zgjat shtatë vjet dhe si anëtarë të senatit zgjidhen "figura të shquara të jetës publike, shkencore dhe kulturore", siç thuhet në Kushtetutë.

Anëtarët e mbledhjes së Senatit të vitit 2017 përfshijnë, ndër të tjera drejtorin Emir Kusturica, historianen ruse, Jelena Guskova, peshkopin e Dyseldorfit dhe të gjithë Gjermanisë, Grigorije Duriq, politikanë të dikurshëm dhe aktualë, si dhe biznesmenë nga Republika Sërpska./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja