1675613098_dodik.JPG

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik ka kërcënuar sërish me shkëputje të serbëve  nga shteti multietnik, duke thënë se nuk kanë nevojë për një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

I pyetur nëse ai do të kishte përkrahjen për shpalljen e pavarësisë së Republikës Srpska nga Bosnjë Hercegovina, tha se nuk ulësja në OKB nuk është e rëndësishme.

“RS-ja ka nivel të lartë pavarësie. Hipotetikisht, RS-ja s’duhet të ketë ulëse në OKB, ka të tjerë që e kanë”, ka thënë ai.

Sot, kur festohet ‘Dita e Republikës Sërpska’ SHBA-të reaguan ashpër ndaj festimeve të cilat i konsideruan anti-kushtetuese. Ndaj këtij qëndrimi, Dodik ka reaguar ashpër duke e cilësuar si ndërhyrje të ambasadorit amerikan.

“Është ndërhyrje e ambasadorit amerikan. Çfarë ka të bëjë ai me këtë, kush dreqi është ai?” ka deklaruar Dodik.


Lajmi kryesor:

Dita e Republikës SRPSKA, paradë me rreth 3 mijë pjesëmarrës! Dodik: Në Srebrenicë s'pati Gjenocid, SHBA do të na përçajë