Dogana, Autoriteti i Konkurrencës 
kundër skanimit, kosto e lartë

Edhe një institucion tjetër i pavarur kërkon nga shteti që të anulohet kontrata për skanimin në dogana, që ngarkonte me 39 euro kosto shtesë çdo import malli. Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Ministrave rishikimin e kontrates koncesionare për fi nancimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit. Marrëveshja e koncesionit është nënshkruar në datën 10 prill 2013.

Sipas Autoritetit, Këshilli i Ministrave gjatë procedurës për dhënien e koncesionit nuk ka respektuar detyrimet e ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” pasi nuk kanë zbatuar detyrimin për të marrë vlerësimin e Autoritetit për këtë akt, që ka vendosur të drejta ekskluzive për ndërmarrjen “Rapiscan”.

Kjo kontratë koncesionare, e pashembullt në praktikën e njohur doganore të vendeve të Bashkimit Europian, ishte një akt i nxituar i qeverisjes së kaluar, që jo vetëm dëmtonte drejpërdrejt subjektet shqiptare, por krijonte një precedent negativ edhe për tregtinë ndërkombëtare, sidomos për Kosovën, ndërsa largonte një numër të konsiderueshëm subjektesh importuese nga portet shqiptare dhe pikat e kalimit kufi tar të Shqipërisë.

Sipas studimit të bërë nga DHKPV dhe ekspertë të pavarur, më të dëmtuarit do të ishin importuesit e mesëm, ata që realizojnë 10-15 deklarata në muaj dhe që duhet t’u paguajnë koncesionarëve nga 390-585 euro në muaj.

Ndikimi i kësaj kategorie do të “shkarkohej” në çmim, duke u përcjellë direkt te konsumatori. Në vende të tjera, kostoja e shërbimit të skanimit nuk i kalon 16 USD për konteiner të skanuar në pikat tokësore të kalimit kufi tar dhe kjo kosto rritet në rastet e skanimit në porte, por në asnjë rast nuk e kalon koston shqiptare prej 39 eurosh (ose 53,7 USD), që do të thotë rreth 70 % më të lartë se sa në vendet e zhvilluara.

Marrëveshja koncesionare, sipas vlerësimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës, bie në kundërshtim me nenin 33 të MSA, një marrëveshje ndërkombëtare që prevalon mbi ligjet dhe aktet e tjera nënligjore sipas parashikimeve të nenit 116 të Kushtetutës. Instrumenti ligjor për rishikimin e kontratës është procesi i rishikimit të Kodit Doganor


Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar

Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar