1.920 copë parfume të markës “Hugo Boss” të falsifikuara, nga 50 ml secila, u bllokuan dje nga Dogana e Tiranës. Pas pezullimit të mallit për qarkullim të lirë, Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës iu drejtua përfaqësuesit ligjor të mbajtësit të së drejtës së Kompanisë “HUGO BOSS”, për t’u shprehur mbi origjinalitetin e produktit. Këta të fundit konfirmuan se kjo sasi parfumesh është e falsifikuar. Parfumet, vlera e përafërt e të cilëve shkon në 96.000 euro. do të shkatërrohet.