TIRANË - Furtunë shkarkimesh po vjen në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Kryeministri Edi Rama ka qenë sotë vetë në selinë qendrore të Doganave, nga ku ka paralajmëruar zyrtarë të lartë të kësaj administrate, duke filluar nga zëvendësdrejtorë të përgjithshëm, se do të ketë largime nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta dhe mosrealizimit të të ardhurave, kryesisht në mallrat e akcizës, e cila me ligj mblidhet vetëm nga administrata doganore. Po kështu, do të veprohet edhe në rang drejtorësh rajonalë, kryesisht për ato dogana, ku rezultatet kanë qenë më të dobëta, si psh në Sarandë, Vlorë, etj.
Burime për Shqiptarja.com thanë se edhe në muajin tetor, pavarësisht se të dhënat nuk kanë dalë zyrtarisht, Doganat kanë rënie, çka ka ndikuar në paralajmërimin e Ramës për largime.
Doganierët janë nëpunë civilë dhe i nënshtrohen një procesi të parashikuar me ligj, si për marrjen, ashtu edhe për largimin nga puna. Për nivelet e larta, propozimi për largim vjen nga drejtorja e përgjithshme, dhe duhet të nënshkruhet nga ministri i Financave. Masat mund të jenë edhe transferim, apo emërim në detyra me kategori të ulta.
Shkaqet
Ndërkohë që administrata tatimore, në sajë të një aksioni në mbarë vendin, arriti të realizojë objektivat si 9-mujor, Doganat kanë shënuar rezultate jo vetëm më të ulëta nga planifikimi, por edhe në të ulëta se një vit më parë. Kështu, sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, në fund të shtatorit 2015 Dogana raportoi 4 miliardë e 830 milionë lekë më pak të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Kjo është një shifër 4.4 për qind më e ulët se një vit më parë.
Konkretisht, sipas zërave, u krijua një deficit prej afro 2.7 miliardë lekësh në vjeljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe afro 2.4 miliardë në zërin “të tjera”. E konvertuar në valutë, kjo do të thotë se në buxhet për periudhën 9-mujore administrate doganore ka sjellë 34.5 milionë euro më pak se një vit më parë.
Të ardhurat vetëm për muajin shtator në Dogana ishin 15.3 për qind më të ulëta nga plani dhe 7.5 për qind më të ulëta se në shtatorin e vitit 2014. Kurse akciza në shtator krijoi një |gropë” rreth 20 për qind më pak se planifikimi për muajin dhe 19.5 për qind më pak se në shtatorin e vitit 2014. Ende nuk janë zyrtarizuar shifrat e 10-mujorit, por sipas burimeve në ministrinë e Financave, sërish Dogana rezulton me mosrealizime.
Sipas zyrtarëve doganorë, shkak është rënia e çmimit botëror të karburanteve, por nuk mund të justifikohet ulja me 11% e akcizës së duhanit dhe cigareve.
Opozita e ka sulmuar punën e këtij sektori, duke theksuar se mungesa e të ardhurave ka ardhur si rezultat i kontrabandës..
Basha: Kryekontrabandisti numer 1 eshte Rama, drejtoret ushqim propagande
Vendimi i kryeministri Edi Rama për të shkarkuar tre zëvendësdrejtorë të Përgjithshëm të Doganave, për liderin e opozitës Lulzim Basha do të thotë së qeveria pranon kontrabandën dhe vjedhjen masive në dogana. Por kryedemokrati thotë se të shkarkuarit janë koka turku, pasi sipas tij kontrabandën e cigares dhe të naftës e bën vetë kreu i qeverisë Rama.
Këtë reagim kreu i Partisë Demokratike e bëri përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
"Kokoshi 200 milionë, sipas raportimeve në media paska pranuar sot kontrabandën dhe vjedhjen masive në dogana, por si gjithmonë me hile, u përpoq për ta kthyer edhe këtë vjedhje prej 1 milionë dollarë në ditë në propagandë. A mund të bëhet kontrabanda propaganda??? Kokoshi 200 milionë mendon se po! E vërteta që e dinë të gjithë është se kontrabandën e cigares e të naftës e bën Edi Rama, jo ca drejtorë. Ai e ngre traun e doganës për miqtë e tij, për oligarkët e naftës e të cigareve. Kryekontrabandisti numër 1 është Edi Rama, drejtorët janë ushqim për propagandë", - shkruan Basha.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com