Doganat, tërhiqet administrata e
Kosovës, rikthehet tregtia normale

Doganat, tërhiqet administrata e<br />Kosovës, rikthehet tregtia normale
PRISHTINE - Ka përfunduar dje protesta e përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria. Përfaqësuesi i bizneseve, Hyzer Gashi, pas takimit me ushtruesin e detyrës së shefit të Doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna, tha se është arritur marrëveshje të veprohet në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Tani ka filluar zhdoganimi i maunave të grumbulluara në pikën kufitarë në Morinë, njoftojnë mediet. Protesta ishte zhvilluar pasi Doganat e Kosovës po i detyronin kamionët dhe automjetet e bizneseve të dy vendeve të futeshin në terminale private duke paguar taksa jashtëzakonisht të larta dhe të jashtëligjshme.

Protestuesit kanë kërkuar që të hiqen barrierat artificiale dhe njëkohësisht të hiqej pagesa e detyrueshme e 40 eurove.  Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i bizneseve, Hysen Gashi, duke thënë se procedurat e thjeshtuara që kanë qenë në fuqi të zgjasin deri në afatin ligjor, kurse atyre që u kanë skaduar, duhet t’u nënshtrohen riformulimit ose rivlerësimit me kërkesat e tyre.

“Kështu që sot procedura e lëvizjes së mallrave do të lëvizë siç ka lëvizë deri më sot në rregullshmërinë e arsyeshme ligjore. Do të thotë, në këtë moment kur juve po ju drejtohemi, do të fillojë edhe zhdoganimi i maunave të cilat janë grumbulluar në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Gashi.

Në marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri ka patur shpesh probleme administrative nga të dy palët, duke vendosur barriera doganore për mallra të caktuara. Nga këto pengesa, sipas perfaqësuesve të biznesit nga të dy vendet, përfituesit e vetëm janë eksportuesit e Serbisë.

Redaksia Online
(s.g.g.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024