TIRANË - Kryetari i partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka ka qenë sot në mbrëmje i ftuar në emisionin "Tête a tête" në "A1Report", për të komentuar vizitn e ministrit të Jashëm grek, Venizellos në Tiranë dhe deklaratat e tij mbi çështjen çame.
VENIZELLOS ERDHI I PAPËRGATITUR NË TIRANË
"Një vizitë e përgatitur jo mirë. Nuk justifikoi pritshmërinë e opinionit publik tek ne", e ka quajtur Dojaka vizitën e Venizellos në Tiranë. Duke shtuar mbi këtë argument se "në gjuhën diplomatike vështirë të dëgjosh nuk e njoh këtë çështje apo s’kemi frikë nga kjo; gjuha diplomatike iu referohet ligjeve dhe konventav, në diplomaci nuk ka akte force dhe frike".
Dojaka ka shtuar se "paraqitja e ekipit tonë pritës ishte në nivel shumë të lartë, siç pritej dhe siç prisnim prej shumë vitesh dhe që më në fund e kemi. Dinjitoz, që t'i shohim gjërat në sy dhe që kërkojmë reciprocitet bazuar në konventat ndërkombëtare nga vendet e BE-së apo vende aspriuese në BE".
GREQIA E KA SHFRYTËZUAR LIGJIN E LUFTËS PËR TË MBAJTUR PENG TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
"Ligji i luftës, im cili është tashmë i pranishëm në tavolinat për t’u hequr dhe saktësish është ligji 3626 i vitit 1940, i ratifikuar nga mbreti i Greqisë, i cili nuk ekziston më ishte rrjedhojë e sulmit italian nga toka shqiptare kundër Greqisë. U vendos kundër okupatorëve të Greqisë. Shteti ynë ishte vetë i pushtuar dhe s’ka të bëjë fare me atë sulm. Shteti grek mundohet ta shfrytëzojë për të mbajtur peng shumë të drejta të shumë bashkëkombasve tanë jo vetëm çamë", analizoi Dojaka.

HAPI I PARË: DUAM LEGALIZIM TË ÇËSHTJES ÇAME, NJOHJEN E GENOCIDIT
"Aleanca Popullore ka një këndvështrim që për çështjen çame nuk bazohet te kthimi i pronave, që është derivat i zgjidhjes së çështjes çame. Si hap tonin duam legalizimin e çështjes çame, njohjen e genocidit. Qeveria mbajti premtimin e para 23 qershorit, e bëri hapat që çështjen çame e futi në axhendën politike në koherencë të plotë me konventat ndërkombëtare. Genocidi nisi që në 1913 pas marrëveshjes së Londrës dhe kulmon me masakrat e 44-45, kur komuniteti i pambrojtur çam ra viktimë e forcave famëkeqe greke, të kryesuara nga Zerva që bënë një nga masakrat më të dhimbshme të asaj kohe.
Duhet të njihet genocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë".
NUK DO KETË KONFLIKTE, JETOJMË NË 2013
"A mund të nisin sërish konflikte me Greqinë?", pyeti gazetari Andi Kapxhiu. "Ne jetojmë në 2013 të fqinjësisë së mirë jo konflikteve. Kjo është e qartë për sa i përket palës tonë dhe besoj kaq të qartë e ka dhe pala greke. Atje përzihet interesi i pronave dhe gjenden rrugë të tërthorta për t’i anashkaluar përgjegjësisë, e cila është historike". "A jemi ne në avantazh në këtë pikë?", do të ishte pyetja tjetër e gazetarit. "Nuk them se njëra palë në avantazh, tjetra në disavantazh, se nuk e shoh si garë mes dy vendeve. Ka nisur një erë e re e nxjerrjes në dritë të së drejtës, që edhe pse dhjetëra dekada e pluhurosur është në dritën e diellit dhe pritet të marrë rrugë. Rruga: për të çuar në vend dhe gjithë të drejtat".
KTHESË SHUMË E FORTË PËR ÇËSHTJEN ÇAME, PËR UJËRAT, PËR DINJITETIN E SHTETIT SHQIPTAR
"Është kthesë shumë e fortë, jo vetëm për çështjen çame, por për paraqitjen dinjitoze të shtetit shqiptar qëndrimi në takimin Venizellos-Bushati. Një çështje tjetër ishte kufiri detar. Duke thënë se Bushati i tha prerë Venizellosit, se "nuk ka vend për të negociuar për çfarë ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Unë këu shoh impenjmi në zbatim të ligjit".
"Venizellos tha se nëse duan mund ta çojnë çështjen çame në Strasburg. Do ketë një zgjidhje politike apo në gjykatë?", pyeti Dojakën gazetari Kapxhiu.
" -Nuk është e nevojshme për ne të na tregohet rruga e Strasburgut, pasi i bie të kalojmë së pari në Hagë. Çështja çame nis me njohjen e genocidit të tmerrshëm. Faktori ndërkombëtar është aktiv për sa i përket zgjidhjes së çështjes çame. Ne do kemi hapa të tjerë për zgjidhjen definitive. Kthimi i pronave është rezultat si derivat", u përgjigj Dojaka.
REZOLUTË ÇAME SI REFLEKTIM I NDJENJËS NË POPULL
"Një Rezolutë Çame nuk duhet të dalë nga raporti i numërimit të votuesve, por duhet të reflektojë mbështetjen në mbarë popullin shqiptar. Ne mirëpresim që parlamenti të reflektojë me një votim unanim ndaj kësaj çështjeje. Është në të mirë të Greqisë të njohë atë që ka bërë dhe të heqë një barrë të rëndë.
QEVERIA RAMA E KA NISUR MBARË
Si i komenton Dojaka vendimet e para të qeverisë Rama? "Zhbërje e disa vendimeve që s’duhet të ishin marrë pas 23 qershorit. Në disa fusha qeveria po tregon vullnet për ta bërë krejtësisht situatën e rëndë si në legjislacion, ku hap i rëndësishëm është ligji i nëpunësit civil të enjten në Kuvend. Një fillim i mbarë", u shpreh Dojaka.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Çështja çame, Venizellos: S'e njoh, Bushati: Shih realitetin në sy