Muzeu Arkeologjik i Korçës është tashmë plotësisht i restauruar. Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe një video të pamjes përfundimtare të muzeut, ministri Blendi Gonxhja bën me dije se vijon puna për muzealizimin dhe rijetëzimin e kësaj hapësire.

“Kanë përfunduar punimet restauruese në godinën e Muzeut Arkeologjik të Korçës, ish-banesa historike e Fani Pjastos, një nga objektet me vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit. Në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë dhe Bashkinë Korçë, po punojmë për hapat e mëtejshëm drejt muzealizimit dhe rijetëzimit të kësaj hapësire, si pjesë e një vizioni më të gjerë për krijimin e një rrjeti të integruar kulturor e muzeor që promovon historinë, identitetin lokal dhe eksperiencat autentike të zonës”, njofton ministri.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?