Dokle: Ora 120 vjeçare në xhaminë
e fshatit,dhuratë nga vëllai i gjyshes

Dokle: Ora 120 vjeçare në xhaminë<br />e fshatit,dhuratë nga vëllai i gjyshes
Një orë mbi 120 vjeçare e sjellë nga Stambolli nga vëllai i gjyshes së Namik Dokles gjendet në një xhami të fshatit Borje në Kukës.
 
Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Dokle i cili shprehet se vetëm tani vonë ka zbuluar që emigranti që solli orën nga Stambolli ishte pikërisht Mialimi, vëllai i gjyshes së tij.
 
Ora në pamje të parë duket e mirëmbajtur, megjithatë Dokle ka treguar peripecitë që ajo ka kaluar si dhe punën që ka bërë familja e tij, që sot, pas 120 vitesh ora të jetë sërish me pamjen e saj origjinale.
 
“Ora mbi 120 vjeçare...Është ora e xhamisë së fshatit tim, Borje-Kukës. Thuhet se ka me shumë se 120 vjet që i është bërë dhuratë xhamisë së fshatit nga një emigrant i ardhur nga Stambolli. Tani se voni e kam marrë vesh që ai ka qenë vëllai i gjyshes sime, i quajtur Milaim.
 
Edhe kjo orë ka patur peripecitë e veta. Kur u mbyll xhamia, e më vone edhe u prish, ora qëndroi për një kohë në klubin e kooperativës, deri sa erdhi dita ta konsideronin "grumbull hekurishtesh".
 
Këto "hekurishte" i mori në shtepi xhaxhai im Sejdi Dokle. Kur u ndërtua xhamia e re e fshatit, dy stërnipa të atij që e solli orën nga Stambolli, Sabahudin Dokle, ing druri dhe Ramadan Dokle, zanatli duarartë, e risollën orën në pamjen e saj origjinale të para 120 vjetve”,
ka shkruar Dokle në profilin e tin në Facebook.

ora kukes

ora kukes

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre