Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur statusit ironik të Kryeministrit Edi Rama i cili më herët i publikoi një video ironizuese ku Kryemadhi bën një lapsus teksa flet me shifra në një deklaratë të saj për shtyp.

Kryemadhi i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Rama duke i vënë në dukje se duhet të kishte shfletuar ndonjëherë sipas saj “Gramatikën e Gjuhës Shqipe" duke i vënë në dukje gabimin e tij në përdorimin e fjalës ‘konkurent’, e cila sipas saj nga ana gramatikore duhej të ishte shkruar “ konkurente”, lidhur me postimin që kishte bërë më herët ai në instagram.

“Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën ta kishe shfletuar ndonjëherë... P.s: ...dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd” ,shkruan Kryemadhi në Facebook.