Doktori i portit të Durrësit i shpëton jetën turistit italian (FOTO+VIDEO)

DURRES-Doktori i portit i ka shpëtuar jetën një turisti italian. Në orën 22:40 Kapiteneria e Portit Durrës ka marrë thirrjen për ndihmë nga krociera "MSC Magnifica" rreth 20 milje larg nga Durrësi, pasi një turist kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej ndihma e menjëhershme.

Në orën 00:15 minuta rimorkiatori u lidh në bordin e djathtë të krocierës dhe u bë e mundur kalimi i të sëmurit Matteo Sartori dhe të fejuares Sonia Marcato. Doktori i portit i dha ndihmën e parë.  I sëmuri ndodhej në gjendje të rënduar, ndërsa fillimisht u dërgua në spital e Durrësit për ndihmë dhe më pas u transportua te Spitali i Traumes ne Tirane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër